Delegation of the European Union to Russia

Dejvid Gir merr detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Maqedoninë e Veriut

22/09/2020 - 14:34
News stories

Me dorëzimin e letrave kredenciale Kryetarit Pendarovski, Ambasadori i BE-së Gir ofron mbështetje të fortë për reformat, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe do të ndihmojnë vendin të përparojë në rrugën drejt BE-së duke u zotuar se do të punojë për atë qëllim me të gjitha institucionet, aktorët politikë dhe sektorët e shoqërisë.

 

Më 21 shtator, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Dejvid Gir, i dorëzoi letrat kredenciale Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ambasadori Gir tha se ishte i lumtur që është në Maqedoninë e Veriut për të përfaqësuar BE-në. Ai u zotua gjatë mandatit të tij katër-vjeçar të punojë me të gjitha institucionet, forcat politike, aktorët dhe sektorët e shoqërisë në të gjithë vendin. Kryetari dhe Ambasadori Gir shkëmbyen mendime në lidhje me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, përparimin që ka bërë vendi, si dhe reformat dhe sfidat e ardhshme. Ambasadori shprehu vendosmërinë e BE-së për të mbështetur procesin e reformave pozitive në interes të lirive, prosperitetit dhe sigurisë së qytetarëve të zakonshëm.

 

 

“Marsin e kaluar, Këshilli i BE-së mori vendimin historik për të hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Kjo erdhi pas arritjeve të rëndësishme në reforma, vendimeve të vështira që konfirmuan drejtimin e zgjedhur të këtij vendi ", deklaroi Ambasadori Gir  (PDF iconfull_speech.pdf ).

 

Më parë, Ambasadori Gir i dorëzoi një kopje të letrave kredenciale Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani.

 

 

Ministri Osmani deklaroi se Ambasadori Gir vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për rrugën e vendit drejt BE-së, duke nënvizuar se përvoja dhe mbështetja e tij do të kenë një vlerë të madhe.

Pas takimit të tij me Kryetarin Pendarovski, Ambasadori vizitoi Kuvendin për t'u takuar me Kryetarin Talat Xhaferi. Ambasadori nënvizoi rëndësinë e një konsensusi ndërpartiak mbi reformat evropiane. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për një numër reformash prioritare.