Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

EEAS RSS Feeds

Displaying 51 - 60 of 230

Dezinformimi dhe keqinformimi u përhapën në të gjithë botën, përfshirë Ballkanin Perëndimor ndërsa filloi pandemia e COVID-19. Organizatat e Ballkanit Perëndimor për verifikimin e fakteve intensifikuan punën e tyre në zbulimin dhe luftimin e dezinformimit, ngritjen e vetëdijes dhe kontributin në debatet publike lokale në lidhje me këtë problem. Që nga 30 korriku, organizatat kryesore për verifikim të fakteve nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhduan punën e tyre të vlefshme gjithashtu brenda programit të palës së tretë për verifikim të fakteve, i cili është pjesë e strategjisë së Facebookut kundër dezinformimit.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dënon sulmin personal dhe kërcënimet me vdekje ndaj LGBTI aktivistit, Bekim Asani, dhe i bën thirrje sistemit të drejtësisë penale të hetojë rastin, me qëllim që autorët të nxirren para drejtësisë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 15 korrik, në kontekstin sfidues të pandemisë COVID-19. Ne i lavdërojmë qytetarët për ushtrimin e të drejtës së tyre të votës.

Propozimi paraqet një hap tjetër të rëndësishëm në rrugën e vendit drejt BE-së.posa të miratohet nga vendet-anëtare, dokumenti do t'ia hapë rrugën mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, gjë që shënon hapjen zyrtare të negociatave aderuese.

Përveç plotësimit të nevojave urgjente të sistemit shëndetësor, BE-ja ka siguruar 220 milionë euro shtesë në mbështetje të drejtpërdrejtë dhe kredi për të ndihmuar vendin të zbusë ndikimin e pandemisë. Ky është një mesazh i qartë i BE-së: ajo do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë dhe do të rimëkëmbemi.

1. E mirëpresim marrëveshjen e arritur midis partive politike për datën e zgjedhjeve. Ne e njohim rolin e Kryetarit të shtetit në lehtësimin e dialogut ndërmjet partive duke i mundësuar vendit fillimin e procesit zgjedhor në bazë të konsensusit, dhe mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të besueshme.

Nga prodhimi dhe shpërndarja e maskave, vizorëve dhe mjeteve dezinfektuese për ata që u duhen më së shumti deri në ofrimin e ndihmës juridike dhe psikologjike për grupet e cenueshme ose nëpërmjet ndihmës së arsimit onlajn. Kjo është përafërsisht shtrirja e aktiviteteve që mbi 20 projekte të financuara nga BE-ja po mbështesin duke përshtatur buxhetet e tyre realitetit të ri të imponuar nga pandemia e Covid-19. Kjo ndihmë ad hoc - prej rreth 330,000 eurosh – vjen si ndihmë plotësuese të 66 milion eurove të siguruara nga BE-ja për të ndihmuar vendin të zbutë efektet e përgjithshme të krizës së koronës dhe 160 milion euro shtesë që do të sigurohen në kredi për adresimin e sfidave fiskal.

Pages