Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

EEAS RSS Feeds

Displaying 41 - 50 of 230

Delegacioni i BE-së i ndihmoi Qytetit të Shkupit në kthimin e një cepi të qendrës së tij të transportit në një parkim urban biçikletash, duke iu përgjigjur kështu nevojave të çiklistëve, që është vazhdimisht në rritje veçanërisht në rrethanat aktuale të Covid-19. Murali i financuar nga BE-ja i jep një pamje të veçantë urbane këtij vendi dhe dërgon mesazh për lëvizshmëri më të mirë, aktivitet sportiv dhe stil të shëndetshëm të jetës.

Me dorëzimin e letrave kredenciale Kryetarit Pendarovski, Ambasadori i BE-së Gir ofron mbështetje të fortë për reformat, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe do të ndihmojnë vendin të përparojë në rrugën drejt BE-së duke u zotuar se do të punojë për atë qëllim me të gjitha institucionet, aktorët politikë dhe sektorët e shoqërisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sot në fjalimin e saj të parë vjetor mbi gjendjen në Union, tregoi në mënyrë të detajuar rrugën të cilën Bashkimi Evropian duhet të ndjekë për të tejkaluar brishtësinë e krijuar nga kriza e koronavirusit dhe për të ndërtuar një Union të vitalitetit.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve organizon Trajnim Profesional për Revizorë të Sigurisë rrugore dhe Inspektorë të Sigurisë Rrugore në Maqedoninë e Veriut, si dhe testim për çertifikimin e Revizorëve / Inspektorëve.

Kjo është pjesë e projektit tonë: "Ndihma teknike për krijimin e një organi ekzekutiv për sigurinë rrugore në Maqedoninë e Veriut"
Kandidatët duhet të regjistrohen në trajnim sipas link së bashkangjitur në e-mail: rsa.mkd@gmail.com, jo më vonë se ditën e martë, 15 shtator, ora 16:00.
More info: https://bit.ly/3kaaXfT

Qëllimi: Mbështetje për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor në nxitjen e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal të të rinjve gjatë dhe pas krizës së COVID-19.

Afati i fundit për aplikim: 12 Tetor 2020.

Pages