Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

KE publikon Raportet e përditësuara mbi përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, riafirmon rekomandimin për hapje të negociatave për anëtarësim

02/03/2020 - 13:55
News stories

Më 2 mars, Komisioni Evropian  prezantoi raportet e përditësuara mbi përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në përmbushjen e mëtejshme të reformave nga fusha e sundimit të së drejtës, sidomos në ato fusha të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018. Të dyja vendet kanë arritur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme, prandaj Rekomandimi i Komisionit Evropian për hapje të negociatave aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i vlefshëm.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhei deklaroi se këto raporte, të prezantuara pas miratimit të metodologjisë së reviduar në shkurt mbi proçesin e aderimit, “tregojnë që vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë arritur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kyçe të identifikuara në Konkluzat e Këshillit në qershor të vitit 2018. Komisioni qëndron fuqishëm në rekomandimet e veta për hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që vendet-anëtare do të sjellin vendim pozitiv në javët që vijnë.”

Raporti i përditësuar mbi Maqedoninë e Veriut https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/update-on-the-republic-of-north-macedonia.pdf

Raporti i Përditësuar mbi Shqipërinë https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/update-on-the-republic-of-albania.pdf