Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Këshillit Europian Mishel:e ardhmja dhe fati i Maqedonisë së Veriut janë Europiane

28/01/2020 - 12:22
News stories

Në Shkup, Kryetari Mishel paralajmëroi strategji për Ballkanin Perëndimor të bazuar në tri shtylla: reformim i proçesit të zgjerimit, fillim i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe hartim i një plani për investim dhe zhvillim të rajonit. Kjo do të duhet të shoqërohet me reforma të vazhdueshme mbi sundimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit

 

Gjatë vizitës së tij të parë në Maqedoninë e Veriut, vetëm disa javë pasi u emërua në këtë post, Kryetari i Këshillit Europian,  Charles Michel dha një mesazh, të cilin ai e përshkroi si ‘një mesazh ambicioz i parë’: e ardhmja dhe fati i Maqedonisë së Veriut janë europiane dhe Këshilli duhet të vazhdojë me diskutimet si duhet të përparojë me këtë ambicie.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetarin Pendarovski, Michel paralajmëroi se do t’i propozonte Këshillit një strategji për rajonin të përbërë prej tre shtyllave.

Shtylla e parë ka të bëjë me reformimin dhe modernizimin e procesit të zgjerimit. “Janë disa vende europiane për të cilat është me rëndësi t’i jepet proçesit më shumë lidership politik dhe më shumë rezultate konkrete,” tha kryetari Këshillit.

 

 

Shtylla e dytë është fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “këtu do të kisha dashur te theksoj se jam i vetëdijshëm për të gjitha përpjekjet që janë bërë, realizimi i  reformave të rëndësishme dhe i tërë proçesi i reformave që duhet të vazhdojë gjatë javëve dhe muajve që vijnë, të vazhdohet me zbatimin, në veçanti të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Jam plotësisht i vetëdijshëm që çështjet e tanguara janë shumë të rëndësishme dhe të ndieshme, por se ato mund të çohen përpara.

Shtylla e tretë është të arrihet një marrëveshje në kuadër të BE-së për një Strategji për investim dhe rritje mbi Ballkanin Perëndimor. “Mua më duket shumë me rëndësi qe të mundemi, sëbashku me këto reforma strukturore mbi sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, gjithashtu të mund të punojmë në ambiciet afatshkurta, të mesme dhe të gjata për investim,” tha Michel.

Zyrtari europian gjithashtu u takua edhe me kryeministrin teknik Oliver Spasovski si dhe me liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

 

 

“Porosinë që dua t’jua përcjell nëpërmjet kësaj vizite dhe këtyre takimeve ka të bëjë me zotimin e BE-së të sigurojë se kemi fat të përbashkët europian. Dua gjithashtu të përcjell një tjetër porosi, se nevojitet të vazhdojmë në mënyrë intensive me dialogun në të cilin veç më jemi të kyçur dhe të cilin do ta vazhdojmë sepse është me rëndësi të arrihet unanimitet në Këshilin Europian, të arrijmë pajtueshmëri nëmes të gjitha vendeve europiane për këtë qëllim të përbashkët,” Michel tha.

 

Kryetari i Këshillit e përmbylli qëndrimin e tij në vend me një vizitë në vendin ku është në ndërtim e sipër infrastruktura për grumbullim e ujërave të zeza në afërsi të Shkupit, një projekt grandioz i financuar nga BE-ja me 9.7 milionë euro. Kjo është vetëm pjesë e përpjekjeve të konsiderueshme të BE-së për ta ndihmuar vendin të kujdeset më mirë për mjedisin jetësor, duke kontribuar në atë mënyrë edhe për axhendën ambicioze të BE-së që u aprovua paradokohësh, e njohur si “Marrëveshja e Gjelbërt.”