Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

Nikolla Bertolini, shef i Sektorit për bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së, shpjegon natyrën e kornizës horizontale financuar nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës në Maqedoninë e Veriut

29/10/2019 - 18:11
Video

Zbatimi efektiv i ligjeve, forcimi i kapaciteteve të Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit dhe Policisë Financiare, trajnimi i personelit në institucionet ndëshkuese, dhe – për herë të parë – masat kundër diskriminimit, janë fushat që do të përfitojnë nga e ashtuquajtura kornizë horizontale, instrument financiar i BE-së dhe Këshillit të Evropës, në katër vitet e ardhshme. Katër milionë euro janë vërë në dispozicion për Maqedoninë e Veriut për këtë qëllim. Në 2-3 vitet e kaluara u zhvilluan reforma të rëndësishme, por pjesa më e madhe e mangësive kanë të bëjnë me burimet njerëzore. Sfida kryesore tani është të arrihet funksionimi më i mirë i administratës publike, thotë Bertolini në intervistë për MIA-në