Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

Arti i zbukuroi muret e impiantit për pastrim të ujërave të zeza

22/05/2019 - 13:37
News stories

Në një përpjekje unike për të bashkuar artin, kujdesin për mjedisin jetësor dhe të rinjtë, projekti i financuar nga BE-ja i angazhoi pesë artistë për t’i ngjallur muret e objektit të dedikuar për pastrim të ujërave të zeza

Impianti për pastrim të ujërave të zeza, në qytetin juglindor Strumicë, nuk është vetëm objekti i parë i këtij lloji i ndërtuar në Maqedoninë e Veriut me mjete prej IPA fondeve, që është shumë e dobishme për popullatën lokale dhe mjedisin jetësor. Ky objekt është njëkohësisht edhe pionier në atë që e reklamon dedikimin e tij dhe e avancon vetëdijen publike për nevojën për të mbrojtur natyrën me ndihmën e artit.
 
Muralet e larmishme, të pikturuara nga pesë artistë, nëpër muret e objektit, sqarojnë se për çka shërben objekti dhe sa është e rëndësishme ruajtja e pastërtisë së mjedisit jetësor. Muralet njëkohësisht e zbukurojnë arkitekturën e përditshme të bezdisshme të objekteve industriale. Falë muraleve, objekti bëhet më tërheqës për syrin,e veçanërisht për fëmijët dhe i sfidon ata të mësojnë diçka më tepër për rëndësinë e ujit.
 
Nuk është e rastit që fëmijët ishin publiku kryesor në inaugurimin e muraleve, që u organizua si pjesë e projektit të financuar prej BE-së me titullin ‘Arti dhe uji – magji të jetës’.
 
“Ajo që e shihni mbrapa meje është një storje e mrekullueshme. Ajo tregon se sa është i rëndësishëm mjedisi jetësor për jetën tonë. Storja na tregon sa është me rëndësi që ujin ta shfrytëzojmë me kujdes në këtë kohë kur në botë ka gjithnjë e më pak ujë. Kjo është njëkohësisht storje për atë se çfarë BE-ja e bën për t’i ndihmuar vendit Tuaj për ta mbrojtur mjedisin jetësor”, u tha Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, fëmijëve vizatimet e të cilëve, në temën mjedisi jetësor, janë ekspozuar së bashku me muralet.
 
Ai u shprehu mirënjohje artistëve të cilët ndihmuan që kjo storje të tregohet: Vane Kosturanov, Dragan Kitanovski-Drash, Bllazhe Atanaskov, Filip Koneski dhe Marjan Dimiq.
 
BE, përmes IPA, deri tani ka investuar rreth 90 milionë euro për mjedisin jetësor në vend dhe ka ndarë 110 milionë shtesë që mund të shpenzohen deri në vitin 2025. Pjesë e madhe e këtyre mjeteve janë dedikuar për sektorin e ujit dhe menaxhim me hedhurina.
 
Mirëpo, ekziston edhe diçka që nuk mund të zëvendësohet me ndihmën prej BE-së e kjo është përgjegjësia individuale e secilit qytetar për të mbrojtur mjedisin jetësor. Pikërisht kjo është edhe tema për fushatën e re të Delegacionit të titulluar ‘Pastër, njëjtë sikur në shtëpi’ që do të fillon kah fundi i muajit maj.