Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

Konferencë për media dhe seancë informative për promovim të Thirrjes për propozime

20/09/2016 - 00:00
News stories

Të mërkurën, më 21 shtator 2016 në ora 11.00, në Qendrën Informative në Shkup, do të organizohet konferencë për mediat dhe seancë informative për promovim të Thirrjes së parë në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitarë ndërmjet ish Republiks Jugosllave e Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, nën IPA II 2014 & 2015.

Të mërkurën, më 21 shtator 2016 në ora 11.00, në Qendrën Informative në Shkup, do të organizohet konferencë për mediat dhe seancë informative për promovim të Thirrjes së parë në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitarë ndërmjet ish Republiks Jugosllave e Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, nën IPA II 2014 & 2015.

Fjalime zyrtare do të mbajnë:

• z. Samuel Žbogar, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup 
• znj. Shiret Elezi, Ministër për Vetëqeverisje Lokale 
• z. Arbr Ademi, Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane

Në ora 11:30, do të mbahet seancë informative me palët e interesuar gjatë së cilës do të prezantohet hollësisht Udhëzuesi për aplikim. Të pranishmit do të kenë mundësi që të parashtrojnë pyetje në lidhje me përmbajtjen e Thirrjes me qëllim që sa më mirë ti përgatisin aplikacionet e tyre.

Seanca informative do të organizohen gjithashtu edhe në rajonet ndërkufitare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Republikën e Shqipërisë gjatë muajit shtator dhe tetor. vendet dhe koha për seancat informative do të publikohen në internet faqen e “EuropeAid”, në internet faqen e Delegacionit të BE-së në Shkup dhe në internet faqen dhe në mediat sociale të Qendrës Informative e BE-së në Shkup. 

Informacione plotësuese 
Në kuadër të Thirrjes së parë për Programin për Bashkëpunim Ndërkufitarë ndërmjet ish Republikën Jugosllave e Maqedonisë dhe Republikën e Shqipërisë, 2014-2020, Delegacioni i Bashkimit Evropian është në kërkesë të projekteve ndërkufitare që kanë për qëllim të promovojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zhvillim socio-ekonomik si dhe ta forcojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Programi për Bashkëpunim Ndërkufitarë e mbështet zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve kufitare, përcakton strategji të përbashkëta për tejkalimin e problemeve të identifikuara dhe formulon prioritete të përbashkëta tematike për zhvillim.

Fondi për këtë Thirrje është gjithsej: 2,890,000 euro 

Kjo Thirrje për propozime ka tre (3) prioritete:

  • Prioritet 1: Zhvillim i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore 
  • Prioritet 2: Avancim i konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve 
  • Prioritet 3: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes së ndryshimeve të klimës, parandalim dhe menaxhimin e rreziqeve

Udhëzuesit mund ti gjeni në: 
https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome&nbPubliList=15&orderby=upd&orderbyad=Desc&searchtype=RS&aofr=152956

dhe në internet faqen e Delegacionit të BE-së në Shkup:
http://eeas.europa.eu/delegations/the_former_yugoslav_republic_of_macedonia/press_corner/all_news/news/2016/20160919_cbc_call_for_proposals_alb_en.htm

Afati i fundit për aplikim është 1/11/2016 deri në ora 16:00 hrs.

Në vazhdim mund ta gjeni agjendën e evenimentit.

Ftohen gazetarë dhe fotografë që ta mbulojnë këtë eveniment. 
Për më shumë informacione lidhu me këtë deklaratë për media, kontaktoni me z. Konstantin Jovanovski, përgjegjës për media dhe informim. Tel: +389 (0)2 3248 500; e-mail: konstantin.jovanovski@ec.europa.eu