Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

Rreth Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut

12/05/2016 - 12:30
About us - structure and organisation

Delegacioni në Republikën e Maqedonisë së Veriut — çfarë bën, çfarë shpreson të arrijë dhe personeli i tij.

Me hyrjen nё fuqi tё Traktatit tё Lisbonёs, mё 1 dhjetor 2009, BE-ja ёshtё e pёrfaqёsuar nё ish Republikёn e Maqedonisё së Veriut nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Nё suaza tё Traktatit tё ri "Delegacionet e Bashkimit Evropian do tё vendosen nё suaza tё autoritetit tё Pёrfaqёsuesit tё lartё tё Bashkimit Evropian pёr Marrёdhёnie tё Jashtme dhe Politikё Sigurie. Ato do tё veprojnё nё bashkёpunim tё ngushtё me misionet diplomatike dhe konsulare tё Shteteve Anёtare". Delegacionet pёrfaqёsojnё Bashkimin Evropian dhe u shёrbejnё interesave tё Bashkimit Evropian nё mbarё botёn. Nё tёrё botёn ekzistojnё mbi se 130 Delegacione.

Delegacioni i Bashkimit Evropian nё Republikёn e Maqedonisё së Veriut u hap zyrtarisht nё mars tё vitit 2000. Delegacioni i Bashkimit Evropian ёshtё lidhja midis autoriteteve nacionale dhe institucioneve tё BE-sё. Qё nga momenti i marrjes sё vendimit tё Kёshillit Evropian pёr tё njohur vendin si kandidat pёr anёtarёsim nё BE (Konkluzat e Presidencёs 15914/05 nga data 16 dhjetor 2005), puna e Delegacionit tё Bashkimit Evropian ёshtё fokusuar kryesisht nё monitorimin dhe harmonizimin me kriteret politike dhe ekonomike pёr anёtarёsim nё BE, dhe nё harmonizimin e legjislacionit me atё tё BE-sё, si dhe kapacitetit pёr tё implementuar dhe pёr tё vёnё atё nё fuqi.

Njё nga detyrat kryesore tё Delegacionit ёshtё tё informojё autoritetet, institucionet, mediat dhe qytetarёt e Republikёs sё Maqedonisё së Veriut lidhur me procesin para-anёtarёsues dhe mbi institucionet dhe politikat e BE-sё. Delegacioni gjithashtu mban kontakte tё rregullta me institucionet akademike, komunitetin afarist dhe pёrfaqёsuesit e shoqёrisё civile.

Nё rrugё drejt anёtarёsimit, Bashkimi Evropian siguron ndihmё tё vazhdueshme financiare, nё mёnyrё qё tё ndihmojё vendin nё reformat e domosdoshme. Delegacioni i Bashkimit Evropian ёshtё autoritet kontraktues pёr mё shumё sё 250 projekte tё pёrfunduara dhe aktuale. Delegacioni gjithashtu ofron mbёshtetje pёr krijimin dhe zhvillimin e kapacitetit tё plotё funksional tё strukturave tё nevojshme pёr menaxhimin e Programeve Para-Anёtarёsuese tё financuara nga BE-ja, pёrkrah dhe mbikqyr institucionet nacionale, pёrgjegjёse pёr zbatimin e procedurave tё decentralizuara.

 

 

Të dashur Vizitorë,

Mirëseerdhet në faqen tonë të internetit!

Shpresojmë t'ju ofrojë informata të dobishme në lidhje me Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet në zhvillim e sipër me vendin tuaj, si dhe rolin e BE-së në nivel global.

Këtu do të gjeni informata në lidhje me procesin e zgjerimit duke pasur parasysh vendimin e Bashkimit Evropian në mars të vitit të kaluar për hapje të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut.

Uebfaqja përshkruan gjithashtu ndihmën e BE-së në mbështetje të integrimit evropian si dhe ndihmën praktike që po ofrojmë në përgjigje të sfidave specifike siç është pandemia Covid 19, e cila vazhdon të na tangojë të gjithë ne. Ju gjithashtu do të mund të lexoni për punën e Delegacionit dhe iniciativat, aktivitetet dhe projektet e shumta në të cilat jemi përfshirë.

Reagimet tuaja janë të mirëseardhura! Prandaj, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni drejtpërdrejt me sugjerimet tuaja dhe sa herë që keni nevojë për informata shtesë.

Dejvid Gir

Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian