Delegation of the European Union to Peru

Takimi i 16 i Komitetit për Stabilizim dhe Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Bruksel, 20 qershor 2019, 20/06/2019 - 15:19, UNIQUE ID: 190620_8
Press releases

Brussels, 20 June 2019

Mbledhja e 16-të e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian (Komiteti SA) u mbajt më 20 qershor 2019 në Bruksel.  Mbledhja u kryesua nga z-a Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor dhe z-a Kalinka Gaber, Sekretare Shtetërore për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Takimi i Komitetit për SA u mbajt disa javë pas publikimit të pakos për zgjerim për vitin 2019, kur Komisioni sërish rekomandoi Këshilli ti hap negociatat për aderim me Maqedoninë e Veriut, në bazë të vlerësimit pozitiv për progresin e arritur si dhe për përmbushjen e kushteve konfirmuar nga Këshilli në qershor të vitit 2018. Komiteti mori parasysh vendimin e Këshillit nga 18 qershori i vitit 2019 ti kthehet çështjes, me qëllim që të arrihet vendim i qartë dhe thelbësor sa është e mundshme më shpejtë dhe më së voni deri në tetor të vitit 2019.

 

Komiteti për Stabilizim dhe Asociim vlerësoi gjendjet lidhur me kriteret politike dhe ekonomike, harmonizimin e legjislacionit të BE-së (acquis), si dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim. U përshëndet progresi i arritur në avancimin e reformave të BE-së, në veçanti në sferat e konfirmuara në konkluzat e Këshillit nga viti 2018, duke përfshirë edhe përmes Planit “3-6-9” dhe “Planit 18”.

 

Komisioni Evropian inkurajoi gjitha partitë politike dhe palët e tjera të interesuara të vendit që të punojnë bashkërisht në mirëmbajtjen dhe përforcimin e dialogut politik dhe të vazhdojnë më tutje me përmbushjen e agjendës lidhur me BE-në, duke përfshirë edhe sferat kyçe siç janë: gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet e inteligjencës, administrata publike, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e mbajtjes së progresit në harmonizimin e së drejtës (acquis) të BE-së.

 

Dy delegacionet përsëritën konkluzat e Këshillit të 18 qershorit të vitit 2019 dhe fuqishëm përshëndetën Marrëveshjen historike dhe të pashembullt të Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.