Delegation of the European Union to Papua New Guinea

Kolumnë: Ne duhet të kthejmë fëmijët në shkollë - por puna si zakonisht nuk është një opsion

Bruksel, 03/11/2020 - 10:34, UNIQUE ID: 201103_6
Op-Eds

Kolumnë e përbashkët globale nga Komisionerja Jutta Urpilainen dhe Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Henrietta Fore

“Një fëmijë, një mësues, një libër, një laps mund të ndryshojnë botën.” Këto fjalë të fitueses të çmimit nobel Malala Jusufzai (Malala Yousafzai) nuk mund të tingëllonin më të vërteta se kaq. Duke siguruar që vajzat dhe djemtë në të gjithë botën kanë arsim me cilësi të mire, ne ndërtojmë një botë më të mirë, më të qëndrueshme, më të barabartë dhe me paqe.

Mbyllja e shkollave globalisht si përgjigje ndaj pandemisë KOVID-19 ka rezultuar në një pengesë të pa precedent në arsimin e fëmijëve, me më shumë se një miliard student të ndikuar në një farë mënyre.

Ata që janë kthyer në shkollë janë përballur me sfida të reja – maska, distancim social, mungesë të qasjes në objektet për larjen e duarve, dhe frika e prindërve të tyre nga një shpërthim tjetër. Për më tepër, me thellimin e ndarjes digjitale, shumica kanë humbur mundësinë që të mësojnë nga shtëpia në disa muajt e fundit. Si rrjedhojë ata kanë mbetur prapa, duke e bërë më të frikshme perspektivën e kthimit në shkollë për ta – dhe për mësuesit e tyre.

Megjithatë, në shumë forma, ata janë ende me fat. Sfidat e reja me të cilat përballen janë në hije të ndikimit katastrofal afatgjatë të humbjes të një arsimi të përbashkët, sidomos në shtetet më të rrezikuara dhe ata që janë ndikuar nga konfliktet apo krizat. Sot, reth gjashtë në dhjetë nxënës të shkollave në të gjithë botën ende nuk janë kthyer në klasë.

E dijmë nga krizat e mëparshme se kur ndërpritet arsimi, nxënësit më të varfër dhe të më të rrezikuar mund të mos kthehen kurrë në shkollë, duke i lënë ata të ekspozuar në rreziqe të tmerrshme. Ata mund të detyrohen të punojnë si fëmijë, të trafikuar apo të shfrytëzohen seksualisht. Me ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore, ushqimit, imunizimit dhe mbrojtjes shëndetësore, ata janë më shumë të ekspozuar ndaj keq ushqyerjes, sëmundjeve, çështjet e shëndetit mendor dhe keqpërdorimit. Vajzat janë edhe më shumë të rrezikuara nga martesat dhe shtatëzanitë e hershme.

Në këto rethana më të vështira, a kemi ende kohë që të fitojmë betejën për të arsimuar fëmijët tonë? Përgjigja për këtë është një “po” kumbuese. Por për këtë, si studentë model, ne duhet të punojnë edhe më shumë për të fituar rezulatet që ne dëshirojmë.

Duke punuar me Shtetet anëtare si Ekipi i Europës, Bashkimi Europian ka demonstruar fuqinë për të punuar bashkarisht për rezultate më të mira. Dhe duke patur parasysh historikun tonë të dëshmuar të fitimit të rezultateve nga partneritetet, BE-ja dhe UNICEF mund të bëjnë bashkarisht një ndryshim afatgjatë për rezultatet e arsimit në të gjithë botën.

Ka hapa konkret që ne mund të marrim për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë. Hapa të cilat do të mbështeten në punën ekzistuese dhe do të fillojnë në drejtime të reja, inovative. Kjo do të thotë që të investohet tani, ashtuqë fëmijët më të rrezikuar të mund të rifuten në arsim. Kjo do të thotë që të sigurojmë që shkollat e tyre janë të sigurta dhe se mësuesit e tyre mund të përgjigjen në nevojat e tyre. Do të thotë riformim të sistemeve arsimore ashtuqë fëmijët diplomohen me aftësi të shekullit 21, të gatshëm për botën e re para tyre.

Kohët e fundit, ne kemi parë një ndryshim mbresëlënës, me shumë qeveri që sigurojnë arsimin online (në formë elektronike) në radio dhe përmes telefonë celular. Për shembull, në Somali, mësimet e regjistruara ngarkohen në pajisjet tablet të fuqizuara nga dielli, dhe u jepen në dispozicion fëmijëve. Në Kirgistan, fëmijët mund t’i qasen pa pagesë mësimit në distancë përmes platformave elektronike, tre kanaleve nacionale televizive dhe dy aplikacione të rrjeteve të celularëve. In Vietnam, tekstet dhe modulet e caktuara janë hequr nga planprogramet, kurse të tjerat janë shtyrë për vitin e ardhshëm akademik për t’u mundësuar studentevë që të arrijnë mësimet e humbura gjatë të gjithë vitit të kaluar, dhe për të zvogëluar presionin akademik dhe stresin psiko-social.

Pra shënimet e gjelbërta të rimëkëmbjes janë paraqitur. Tani është koha të ushqejmë ata. Ky është momenti për të ri-imagjinuar sistemin arsimor, të përqafojmë teknologjinë, të heqim pengesat për më të varfërit dhe t’u japim të gjithë fëmijëve qasjen e njëjtë në sistemet moderne të arsimit. Kjo përfshin qasje inovative në mentorim dhe punë praktike për të kaluar nga arsimi në tregun e punës. Fëmijët duhet të pajisen me aftësi të shekullit 21, siç janë aftësitë digjitale dhe trajnimi për sipërmarrje.

Ekipi i Europës është gati që të bëjë pjesën e tij plotësisht. Kjo pasqyron besimin tonë në arsim si prioriteti kryesor në planifikimin e rikuperimit nga KOVID-19. Arsimi është një mjet për shoqëritë që të bëjnë përparim në fushat prioritare të BE-së: punësim dhe rritje, përparim teknologjik, barazi, ekonomi më të gjelbërta. Përparimi i jashtëzakonshëm në vendet tona partnere gjatë 20 viteve të fundit apo më shumë, duke falemnderuar investimet e mëdha, tregon se si arsimi mund të sigruojë një rrugëdalje nga varfëria dhe kriza, drejtë prosperitetit dhe qeverisjes të mirë, fuqizimit të grave, dhe shëndetit më të mirë, dhe rezultatet e ushqimit.

Arsimi është thelbësor për zhvillimin njërëzor, që qëndron në themel të të gjithë investimeve në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe kjo do të rritet në financimin tonë për zhvillimin në periudhën e ardhshme.

Në të vërtetë, buxhetet e arsimit duhet të mbrohen nga shkurtimet në kohën kur godet kriza ekonomike globale. Arsimi duhet të shihet si pjesë e planit të rimëkëmbjes nga KOVID-19: në vend të devijimit të financave larg nga arsimi, duhet të ketë më shumë investime për të përforcuar sistemet arsimore. Rindërtimi më i mirë vlen për arsimiin, aq sa vlen për gjithçka tjetër.

Ne kemi një mundësi një herë në gjeneratë për të dalë nga kjo krizë që ndodhet një herë në gjeneratë, për të bërë gjërat ndryshe, për të adresuar pabarazitë përmes sistemeve më të qëndrueshme sociale.

Përfshirja në këtë hap të madh nënkupton edhe të atë se puna si zakonisht nuk është një opsion. Nëse ne nxjerrim mësimet e duhura tani, ne me të vërtetë mund të rindërtohemi më mirë – për fëmijët tonë dhe fëmijët e tyre.