The Office of the European Union Representative
(West Bank and Gaza Strip, UNRWA)

Në kohë të pandemisë, BE ndihmon kompanitë në Maqedoninë e Veriut të bëhen më konkurruese dhe shtëpitë të jenë ‘më të gjelbërta’

13/01/2021 - 21:42
News stories

Me huatë e shpërndara përmes bankave komerciale, Bashkim Europiani, BERZH dhe donatorët tjerë mbështesin sipërmarrjet e vogla dhe të mesme për të arritur standardet e BE-së dhe të bëhen më konkurruese, ndërsa në të njëjtën kohë të jenë më ekologjike. Ekziston gjithashtu mbështetja për pronarët e shtëpive për t’i bërë objektet e tyre me më shumë efikasitet energjetik.

 

Në një kohë kur bizneset private dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut po ndjejnë ndikimin ekonomik të pandemisë të koronavirusit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ofron hua në vlerë prej 3.5 milion euro për ProCredit Bankën në Shkup për të mbështetur konkurrencën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SVM) dhe ndërtimet që janë ekologjike.

Pjesa e parë e pakos financiare konsiston në huanë prej 2.5 milion euro për të rritur konkurrencën e SVM-ve lokale. Fondet do të ndihmojnë kompanitë që të mbindërtojnë proceset e tyre të prodhimit dhe pajisjet në pajtim me standardet e BE-së, sidomos në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e produktit, shëndetin dhe masat e sigurisë si dhe rujajtjen e mjedisit jetësorë. Këto investime janë mbuluar nga Programi për mbështetjen e konkurrencës të SVM-ve në Ballkanin Perëndimor, për të cilin BERZH ofron hua dhe BE-ja ofron pagesa stimuluese (në thelb, BE mbulon 15% të huasë dhe përfituesit duhet të paguajnë 85% të kredisë).

Ambasadori Dejvid Gir, që është Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ka thenë se “Duke patur parasysh ndikimin ekonomik të pandemisë, ofrimi i qasjes më të favorshme në financa për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme është i një rëndësie të madhe. Ky program i përbashkët i BE-së dhe BERZH plotëson masat tjera afatshkurte të qeverisë – të cilat BE-ja gjithashtu i mbështet – të hartuara për të ruajtur vendet e punës dhe kompanitë. BE-ja e bën një gjë të tillë përmes ofrimit të resurseve për investimet në kapitalin e gjelbërt. Kombinimi i huasë dhe grantit, që e karakterizon këtë program, është dëshmuar se është një mënyrë efektive e inkurajimit të kompanive që të shohin përtej krizës të menjëhershme dhe të planifikojnë dhe të investojnë për të ardhmen.”

Pjesa e dytë është një huaj prej 1 milion euro për të mbështetur investimet individuale në materialet e gjelbërta, pajisjet dhe teknologjitë për objektet banuese në pronësi private. Kjo vjen nën Programin për Financimin e Ekonomisë të Gjelbërt (GEFF), i cili ofron zgjidhje me efikasitet të energjisë dhe të resurseve për të ndërtuar një ekonomi më të gjelbërt dhe më të qëndrueshme. Ky program është mbështetur nga BE, Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe Ministria Federale Austriake e Financave. Nën të njëjtin program, investimet e gjelbërta në sektorin banesor të vendit janë mbështetur edhe me një hua prej 1 milion euro të cilën e BERZH e ofron për Bankën Komerciale në Shkup. BE-ja gjithashtu mbështet një pjesë të këtyre huave,  duke kthyer 15% deri në 35% të investimeve në grante. Hua të ngjajshme, gjithashtu të parapara për komunat dhe kompanitë, janë duke u ofruar përmes tre bankave tjera lokale (Shparkase, Ohridska Banka dhe NLB).

 

 

Andi Aranitasi, që është Shefi i BERZH në Maqedoninë e Veriut, ka thënë: “Ne kemi kënaqësinë që të zgjerojmë aktivitetet tona të gjelbërta në Maqedoninë e Veriut […]. Mbështetja e investimeve të gjelbërta është një nga prioritetet tona kryesore […]. Në lidhje me këtë, tejkalimi i pandemisë të koronavirusit dhe ndërtimi i sërishëm i ekonomisë paraqesin gjithashtu fokusin tonë. Rimëkëmbja e gjelbërt është një nga mënyrat për të shëruar ekonominë dhe kjo hua është një hap në atë drejtim.”

Deri në fund të dhjetorit të vitit 2020, GEFF në Maqedoninë e Veriut ka ofruar hua prej më shumë se 12 milion euro për më shumë se 1,600 projekte individuale që kanë kontribuar në kursime prej mbi 8 million kWh të energjisë dhe zvogëlimin e 3,000 tonë të emetimeve të CO2 në vit. Teknologjitë që janë të financuara më shpesh janë dritaret dhe dyert që janë ekologjike, izolimi dhe pompat e nxehtësisë.