The Office of the European Union Representative
(West Bank and Gaza Strip, UNRWA)

Blloko urrejtjen, shpërndaje dashurinë!

16/12/2020 - 12:59
News stories

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës nisin një fushatë të re që ka për qëllim luftimin e gjuhës së urrejtjes në Ballkanin Perëndimor.

 

Gjuha e urrejtjes është në rritje në mbarë Evropën, duke vendosur në rrezik kohezionin shoqëror si dhe po cënon të drejtat e njeriut. Në Ballkanin Perëndimor, gjuha e urrejtjes shënjestron veçanërisht grupet vulnerabël, të cilat janë prekur edhe më parë nga stigmatizimet dhe diskriminimi, përgjatë periudhës së pandemisë të COVID-19. Për të luftuar këtë fenomen, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës nisën më 15 dhjetor një fushatë të re për Ballkanin Perëndimor – “Blloko Urrejtjen. Shpërndaje Dashurinë.”

Duke konsideruar situatën epidemiologjike, fushata do të mbahet tërësisht online përmes faqeve të dedikuara në Facebook, Instagram dhe Twitter: “Blloko Urrejtjen, Shpërndaje Dashurinë.” dhe do të shtrihet përgjatë viteve të ardhshme. Aktivistët e shoqërisë civile, gazetarë, studentë dhe të gjithë ata të cilët mendojnë se dashuria mund të fitojë mbi urrejtjen, i ftojmë të bëhen pjesë të kësaj fushate duke ndjekur dhe shpërndarë postimet, duke përdorur mesazhet e tyre në përgjigje ndaj formave të ndryshme të urrejtjes që prekin jetën e tyre private ose në komunitet si dhe jetën e familjarëve të tyre, miqve apo dhe individëve të tjerë.

“Jo vetëm institucionet, por dhe njerëzit, çdokush dhe secili individ, duhet të jenë gati për të reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes. Sot, iu bashkangjita fushatës për të thënë “BLLOKO URREJTJEN, SHPËRNDAJE DASHURINË” dhe ju ftoj edhe ju të bashkangjiteni. Na u bashkangjitni dhe ndiqeni fushatën në vazhdimësi edhe në vitet e ardhshme”, tha Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Këshillin e Evropës, Meglena Kuneva.

Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Zyrës së Këshillit të Evropës, Verena Taylor, shtoi: “Organi ynë kundër diskriminimit, Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës, ka zhvilluar udhëzime të qarta për shtetet dhe shoqërinë civile rreth mënyrës së si duhet trajtuar gjuha e urrejtjes. Një mjet i dukshëm dhe i fuqishëm është fushata e Aleancës Kundër Urrejtjes, iniciativë e sjellë në kuadrin e Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. I ftojmë të gjithë t’i bashkangjiten lëvizjes mbarë Evropiane kundër gjuhës së urrejtjes dhe të mbajnë një qëndrim të dukshëm për diversitetin dhe barazinë”.

Ambasadorët kundër Gjuhës së Urrejtjes, personalitete publike të famshëm nga Ballkani Perëndimor, të cilët dolën hapur në mbështetje të thirrjes së kësaj lëvizjeje kundër gjuhës së urrjejtjes, do të marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë fushatë.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit mbi “Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë në Ballkanin Perëndimor”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “ Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, i zbatuar nga Departamenti i Antidiskriminimit i Këshillit të Evropës.