Delegation of the European Union to Nigeria and ECOWAS

Mundësi financiare për kompanitë private – kontrolloni këtu

03/10/2019 - 17:21
News stories

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) janë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit dhe krijojë rreth 80% të vendeve të punës. Ndonëse kanë rëndësinë ekonomike, zhvillimi i bizneseve të vogla ende përballet me pengesa serioze. NVM-të nuk marrin mjaft ndihmë nga institucionet lokale komerciale. Konkurrenca e rritur nga tregjet evropiane dhe tregjet tjera kanë vendosur shtypje mbi bizneset lokale dhe kufizon zhvillimin e tyre.

Programi për Mbështetje të Konkurrencës së NVM-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është përpiluar pikërisht për këtë qëllim që të ndihmojë NVM-të private të plotësojnë rregulloret e reja dhe të kuptojnë kërkesat për përmirësim të fushave të mbrojtjes së mjedisit jetësor, siguri në punë dhe cilësinë dhe sigurinë e produkteve.

Janë në dispozicion rreth 36 milionë euro në kuadër të këtij programi, prej të cilave Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rinovim (BERZH) siguron 30 milion për hua për NVM-të, ndërsa BE-ja siguron 4.5 milion euro për grante për firmat të cilat kërkojnë hua dhe 1.5 milion euro tjera për shërbime këshillimore për NVM-të që parashtrojnë aplikacione për hua.

Kompanitë e interesuara private mund të gjejnë më tepër informacione në portalin informativ https://web-sme-csp.com/republic-north-macedonia/mk/