THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Thirrje për propozime: “Pse dal vullnetar?” Konkurs - Afati: E martë 30 prill 2019 (5 PM)

11.04.2019
Text

Me rastin e Javës së Evropës 2019, Shtëpia e Evropës ka nderin të çelë një konkurs për përvojën më të mirë vullnetare, i hapur për të gjithë individët, duke përfshirë, por jo vetëm, aktivistë, studentë ose vullnetarë, si dhe organizata joqeveritare apo organizata rinore në Shqipëri.

Ne na pëlqen të tregojmë histori të bukura vullnetarësh! Ne shpresojmë që ju do të mendoni ta ndani historinë tuaj për të frymëzuar të tjerët që të ndjekin shembullin tauj.

Ne të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është vizibiliteti. Pse të mos sillni vullnetarët tuaj për të treguar historinë tuaj? Drejtojuni mbështetësve tuaj dhe ftojini të hyjnë në konkursin #Pse dal vullnetar.

Ky konkurs synon t’i bëjë të njohur këta vullnetarë dhe organizatat e shquara të cilave ata u shërbejnë.

Afati për dorëzimet është 30 prill 2019. 

Kush mund të marrë pjesë?

  1. Konkursi është i hapur për të gjithë individët dhe organizatat e përfshira në vullnetarizëm në Shqipëri.
  2. Konkursi është i hapur vetëm për qytetarët shqiptarë.
  3. Pjesëmarrësit duhet të jenë nga 13 deri në 30 vjeç.

Si funksionon

  1. Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë një ese prej një faqeje dhe një fotografi të punës së tyre vullnetare, duke shpjeguar pse bëjnë punë vullnetare.
  2. Eseja dhe fotografia duhen postuar dhe dorëzuar në  info@europehouse.al jo më vonë se 30/ 04/ 2019, ora 5 p.m.
  3. Pjesëmarrësit inkurajohen ta postojnë fotografinë e tyre dhe një tekst të shkurtër në Facebook apo Instagram (https://www.facebook.com/eu.delegation.albania ose https://www.instagram.com/euinalbania) duke i bërë tag adresës së Delegacionit të BE-së në Shqipëri, si dhe duke përfshirë hashtagun #Pse dal vullnetar.

Përzgjedhja e fituesve:

  1. Një juri do të mblidhet në javën e parë të majit 2019 për të zgjedhur fituesit.
  2. Juria do të përbëhet nga përfaqësues nga Delegacionit të BE-së dhe organizatat e shoqërisë civile.
  3. Fituesit do të njoftohen dhe shpallen publikisht.
  4. Anëtarët e jurisë dhe anëtarët e afërm të familjeve të tyre nuk mund të aplikojnë në konkurs.

Udhëzues për zgjedhjen e fituesit:

  1. Dobi e vërtetuar për komunitetin vendor.
  2. Dëshmi të nismës dhe inovacionit.
  3. Qëndrueshmëria e punës vullnetare.
  4. Kohëzgjatja e shërbimit dhe numri i orëve të punës vullnetare, aty ku është e aplikueshme.
  5. Çdo pengesë që aplikantit mund t’i jetë dashur të kapërcejë për të arritur rezultatet e punës së vet.

E drejta e autorit për fotografitë dhe historitë e pjesëmarrësve:

  1. Fotografi do të nënshkruajë një letër për t'i dhënë BE-së të drejtën e autorit për fotografitë dhe historitë e veta.
  2. Delegacioni i BE-së do t’i printojë fotografitë dhe historitë e pjesëmarrësve për t'i shfaqur në një ekspozitë.
  3. Delegacioni i BE-së do t’i shfaqë fotografitë dhe historitë fituese në organe të ndryshme të medias.
  4. Delegacioni i BE-së do t’i shfaqë fotografitë dhe historitë gjatë festimeve të Javës së Evropës 2019.
  5. Delegacioni i BE-së do t’i shfaqë fotografitë dhe historitë fituese në mjediset e tij në Tiranë dhe gjetkë.
  6. Për fotografitë dhe historitë fituese, bartësit e të drejtës së autorit i japin Delegacionit të BE-së përdorim të pakufizuar joekskluziv të fotografive me rezolucion të lartë për aktivitetet në të gjitha mediet, duke përfshirë mediet sociale, online dhe të shtypura, në lidhje me konkursin, ekspozitën, arkivin publik dhe të gjitha aktivitetet promovuese dhe edukative pa asnjë detyrim shpërblimi.
  7. Kushtet e përcaktuara në Rregullat e Pjesëmarrjes janë të detyrueshme dhe Delegacioni i BE-së rezervon të drejtën të refuzojë ose të përjashtojë çdo pjesëmarrje nëse konsideron se nuk i përmbahet afateve dhe kushteve.

Çmimi (çmimet)

  1. Do të përzgjidhen tre fitues. Çmimi i parë fiton një aktivitet të sponsorizuar vizibiliteti në lidhje me punën vullnetare në bashkëpunim me Shtëpinë e Evropës deri në 3.000 Euro. Çmimi i dytë fiton një aktivitet të sponsorizuar vizibiliteti në bashkëpunim me Shtëpinë e Evropës deri në 2.000 Euro dhe çmimi i tretë fiton një aktivitet të sponsorizuar vizibiliteti në bashkëpunim me Shtëpinë e Evropës deri 1.000 Euro.
  2. Çdo fitues do të njoftohet me telefon dhe email. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin emra të saktë, numra telefoni dhe email elektronikë.
  3. Nëse një fitues nuk mund të njoftohet brenda shtatë (7) ditëve, ose nuk përgjigjet, atëherë çmimi do t'i jepet pjesëmarrësve të renditur më pas në përzgjedhjen e jurisë.
  4. Nuk do të ketë zëvendësime ose alternativa me para në dorë për çmimin.
  5. Do të jepet vetëm një çmim për familje.
  6. Çmimet do të jepen nga Ambasadori i BE-së dhe autoritete të tjera gjatë veprimtarisë përmbyllëse të Javës së Evropës 2019 në Panairin e BE-së, të premten, më 10 maj 2019.

 

– FUNDI I DOKUMENTIT –

Kategoria
Public consultations
Location

Tirana, Albania

Editorial sections
Albania