Delegation of the European Union to Nepal

Dita e Shumanit në Maqedoninë e Veriut: Lëvdata për solidaritetin evropian dhe heronjtë e kohës sonë – punëtorët mjeksor!

12/05/2020 - 12:51
News stories

Flamuri shtetëror dhe ai i BE-së u ngritën më 9 maj para një prej spitaleve kryesore në Shkup, në nder të mjekëve dhe infermierëve që punojnë pa u lodhur duke luftuar koronavirusin. Solidariteti që ata përfaqësojnë dhe solidariteti që BE-ja ia ofroi vendit dhe rajonit bëri moton e shënimit të Ditës së Evropës këtë vit. Ndërsa krijimtaria e pjesëmarrësve në program, ndihmoi qytetarët të qëndrojnë së bashku në distancë dhe të kremtojnë Evropën në rrethana të ndryshme!

 

 

“Kohët e vështira na japin mësime për përulësinë, kur më e mira nga ne, më e mira nga shoqëritë tona, më e mira e njerëzimit vjen në shprehje. Kjo është arsyeja që po e shënojmë Ditën e Evropës këtu, përballë spitalit “8 Shtatori”, që përfaqëson të gjitha institucionet mjekësore në vend. Duam të falënderojmë, t’iu shprehim respekt dhe t’i përshëndesim gratë dhe burrat që janë në ballë të luftës kundër pandemisë. Ata janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë. Ata rrezikojnë shëndetin e tyre dhe madje edhe jetën e tyre për të na shpëtuar ne dhe shoqërinë. Falemnderit shumë. Ne ju kushtojmë Ditën e Evropës juve".

Duartrokitjet pasuan këto fjalë të ambasadorit të BE-së Samuel Zhbogar, të thëna në një ngjarje simbolike për shënimin e Ditës së Evropës në Shkup, në prani të zyrtarëve qeveritarë dhe stafit të spitalit.

Rrethanat e jashtëzakonshme të krijuara nga Covid-19 këtë vit, zëvendësuan mbledhjet e zakonshme të 9 majit me ngjarje onlajn dhe me këtë ceremoni, kushtuar punonjësve mjeksor dhe asaj që ata përfaqësojnë: solidaritetin, vetëflijimin dhe njerëzimin.

 

 

"Kërcënimi nga koronavirusi nuk njeh kufij, merr jetë, ndikon në shëndet, dëmton ekonomitë, kërcënon shoqëritë tona dhe madje edhe rendin botëror. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën tonë të të jetuarit. Ajo ka ndryshuar për mirë apo për keq, por padyshim përgjithmonë normalen siç e dinim ne. Por virusi nxorri në pah një nga vlerat themelore të BE-së - atë të solidaritetit. Ishtë solidariteti që i solli BE-së 70 vjet paqe dhe prosperitet. Dhe është solidariteti që po e nxjerr Evropën nga kriza aktuale ", tha Zhbogar.

Ambasadori tha se këto ditë,  ai ishte veçanërisht krenar që ishte evropian dhe që përfaqëson BE-në në vend "pasi ne po dëshmojmë Evropën në formën më të mirë të saj". “Këtë vit,  ne shënuam 20 vjet të Delegacionit të BE-së në Shkup dhe mbi 20 vjet investime të vazhdueshme në çdo aspekt të shoqërisë suaj. Më në fund ishim në gjendje të nxisnim udhëtimin tuaj në një të ardhme më të mirë në BE. Solidariteti i shfaqur nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për ju dhe rajonin, gjatë kësaj krize dha një përgjigje ndaj dilemës se cili është qëndrimi i BE-së ndaj rajonit. Përgjigja është: Ne jemi një familje! ”, tha Zhbogar.

 

Delegacioni i BE-së solli muzikë, art dhe debate në dyert e qytetarëve! Por edhe anasjelltas!

“Së bashku më të fortë” ishte tipari i të gjitha ngjarjeve që Delegacioni i BE-së organizoi onlajn, nën titullin 'Eurothon', për të shënuar Ditën e Evropës në këto rrethana të pazakonta.

Muzikantë të rinj nga shkolla Piano Art hapën programin me verzionin e tyre të Odës së Gëzimit https://www.youtube.com/watch?v=1oCmpghzX0Endërsa kolegët e tyre më të vjetër (shkolla e mesme Ilija Nikolovski-Luj) ofruan lexime personale të pjesëve klasike dhe pop https://www.youtube.com/watch?v=_wffqAEyX_I

Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët së bashku me përfaqësuesit e OJQ-ve, debatuan mbi BE-në dhe të rinjtë me Ambasadorin Zhbogar dhe Ministrin e Arsimit, Ademi https://www.youtube.com/watch?v=UyxWQge5pSk

Një video ku përmblidhen të gjitha debatet e Ambasadorit me nxënës të shkollave të mesme u lançua https://www.youtube.com/watch?v=t8ndgmL21qE

Shfrytëzuesit e Erasmus + nga vendi ndanë përvojën e tyre unike të fituar në programin emblematik të BE-së për nxënësit https://www.youtube.com/watch?v=k_2hZic3PM0

Për më tepër, Zhbogar mbajti mësim mbi shoqërinë në programin 'TV klasa' në Radiodifuzerin publik - një projekt i mbështetur nga Delegacioni me qëllim që t'i ndihmojë nxënësit t’i kompensojnë orët gjatë periudhës së izolimit shtëpiak. Në disa intervista, Ambasadori shpjegoi në detaje ndihmën financiare të BE-së dhënë vendit në kontekstin e Covid-19, si dhe angazhimin e BE-së për procesin e zgjerimit edhe në kohën e krizës.

Programi kujtoi eko-heronjtë nga lagjet tona - pjesë e fushatës së Delegacionit të BE-së që rezultoi në një seri aksionesh pastrimi në të gjithë vendin vitin e kaluar nën moton "Chisto kako doma isto" (Mbajeni pastër sikur në shtëpi) https://www.youtube.com/watch?v=I1PJKukqMMo

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Maqedoninë e Veriut përcollën porositë personale për qytetarët e vendit dhe gazetarët - fituesit e çmimeve vjetore të Delegacionit -  Zhan Mone - diskutuan 70-të vjetorin e Deklaratës së Shumanit.

Programi u përmbyll me një festë Dixhej – Rri në shtëpi. Një 'pjesë plotësuese' ishin vizatimet, kolazhet dhe muzika me të cilën nxënës nga Shkupi dhe Prilepi ia uruan Delegacionit Ditën e Evropës.

 

 

 

Por kjo nuk është e gjitha. Delegacioni i BE-së do të vazhdojë ta shënojë Ditën e Evropës gjatë gjithë muajit maj. Do të ketë më shumë debate me nxënës, gjithashtu me pjesëmarrjen e ambasadorëve nga Shtetet Anëtare të BE-së, dhe një debat ndërkufitar që do të organizohet me Delegacionin në Shqipëri. Qëndroni në shtëpi dhe jini në rrjedha!