Delegation of the European Union to Nepal

Coronavirus: Temporary Restriction on Non-Essential Travel to the EU

21/03/2020 - 19:42
Promo Boxes

Epidemia e Koronavirusit

Për të mësuar më shumë rreth reagimit ndaj Koronavirusit, vizitoni faqen e internetit të përditësuar vazhdimisht të Komisionit Evropian.

  • Koronavirus: Kufizimi i përkohshëm i udhëtimeve të panevojshme në BE

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve të panevojshme nga vendet e treta në zonën e BE-së për 30 ditë. Çdo zgjatje e mundshme e kësaj periudhe duhet të vlerësohet në varësi të zhvillimeve të mëtejshme. Kufizimi i përkohshëm i udhëtimit parashikon përjashtime për shtetasit e të gjitha Shteteve Anëtare të BE-së dhe shteteve të asociuara të zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra; ndërsa shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar duhet të trajtohen ende në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të vitit 2020), për qëllime të kthimit në shtëpitë e tyre. Përjashtime parashikohen gjithashtu për udhëtarët me një funksion apo nevojë thelbësore.

Për më shumë informacion:

  • Koronavirus: Mbështetje konsullore për qytetarët e BE-së në vendet e treta

Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidenti Josep Borrell, i mbështetur nga EEAS, Komisioni dhe Delegacionet e BE-së në të gjithë botën, po udhëheq punën për të forcuar koordinimin midis shteteve anëtare për të ndihmuar qytetarët e BE-së të cilët aktualisht janë të bllokuar jashtë BE-së. Lexo më shumë. (en)

Languages: