Delegation of the European Union to Nepal

Thirrje e Hapur për Çmimin e BE-së për Gazetari Investigative

Bruxelles, 19/06/2019 - 16:34, UNIQUE ID: 190619_9
Invitations for the press

Hapen aplikimet për dorëzimin e artikujve investigativë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për Çmimin vjetor të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative.

Për këtë aplikim duhet të propozohen artikuj investigativë të publikuar nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018, dhe të lidhura me lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, transparencën, abuzimin me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Fondi i çmimeve për Maqedoninë e Veriut për vitin 2019 (për prodhime gazetareske të publikuara në vitin 2018) është 10,000 euro. Çmimi i parë do të jetë 5,000 euro, i dyti 3,000 euro, dhe i treti do të jetë 2,000 euro.

Individët ose grupet e gazetarëve kanë të drejtë të aplikojnë për të gjitha format e gazetarisë (shtyp, media online, radio dhe TV) të publikuara apo transmetuara në mediat e Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, shqipe,  të minoriteteve ose në ndonjë tjetër gjuhë ndërkombëtare.

Artikujt e dorëzuar për aplikim duhet të jenë shfaqur në media të shtypura, online, radio apo TV gjatë vitit kalendarik 2018.

Afati i fundit për të dërguar aplikimet është 17 korrik, 2019.