Delegation of the European Union to Nepal

Thirrje për propozime: Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri ka nisur një thirrje për propozime për projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit, punësimit dhe përfshirjes sociale!

Tirana, Albania , 19/04/2019 - 12:41, UNIQUE ID: 190419_1
Public consultations

Publikim vendor për thirrje për propozime

Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020

EuropeAid/162-527/ID/ACT/ME

Ministria e Financave e Malit të Zi, Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Asistencës së BE-së, kërkon propozime për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e integrimit në Bashkimin Evropian dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Malin e Zi / Shqipëri me ndihmë financiare nga "Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri për vitet 2014-2020", financuar nga Instrumenti për Para-Anëtarësim - IPA II. Udhëzimet e plota për aplikantët janë në dispozicion për t'u konsultuar në http://www.cfcu.gov.me/en/tenders si dhe në faqen e mëposhtme të internetit: https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome.

Afati për paraqitjen e propozimeve është 27 maj 2019, para orës 14:30, sipas orës vendore.

Njoftimi mbi seancën informuese për këtë Thirrje për Propozime do të publikohet pas publikimit të thirrjes për propozime në faqen e internetit të Autoritetit Kontraktues: http://www.cfcu.gov.me/en/tenders si dhe në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Zhvillimit https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome.

Languages:
Seksionet editoriale: