Delegation of the European Union to the Republic of Moldova

Trajnime ‘Blue Book’ tek EEAS

10/05/2016 - 16:55
Blue Book Traineeship in HQ

Skema e trajnimit ‘Blue Book’ ofron punë praktike me pagesë prej pesë muajsh me Komisionin Evropian apo organe të tjera ekzekutive të institucioneve evropiane siç është Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), duke filluar me 1 mars apo 1 tetor.

Programet e trajnimit, duke përfshirë  edhe përzgjedhjen, menaxhohen nga Zyra për Trajnime e Drejtorisë së Përgjithshme për Arsim dhe Kulturë (DG.EAC) e Komisionit Evropian.

Çdo vit, ka rreth 1.400 vende të lira prej të cilave EEAS mund të ofrojë 30 mundësi për praktikë për seancë (60 trajnime në vit).

Trajnimet në EEAS ofrojnë mundësi për të fituar njohuri më të mëdha rreth funksionimit të institucioneve të BE-së dhe të procesit të vendimmarrjes dhe të politikave në fushën e marrëdhënieve të jashtme.

Përmbajtja e punës varet shumë nga shërbimi i cili i caktohet pjesëmarrësit. Ju mund të punoni mbi një ndarje gjeografike apo tematike e cila ka të bëjë me çështje multilaterale, të drejtat e njeriut, parandalimin e konfliktit etj.

Puna e përditshme e pjesëmarrësve ka të bëjë me:

  • hulumtimin dhe përpilimin e dokumentacionit, raporteve dhe analizave, përgatitjen e udhëzimeve dhe përgjigjes së pyetjeve;
  • pjesëmarrjen dhe organizimin e takimeve, grupeve punuese, forumeve, dëgjimeve publike

 Programi i trajnimi është i hapur për të gjithë të diplomuarit nga e gjithë bota të cilët kanë:

1. diplomë për së paky tri vite të studimeve (minimum diplomë Bachelor).
2. njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, frënge ose gjermane.
3. njohuri shumë të mira të ndonjërës nga gjuhët zyrtare të BE-së (për qytetarët e shteteve të BE-së)

Kandidatët që më parë kanë marrë pjesë në trajnim mbi profesionin ose punë për më shumë se gjashtë javë (të paguar ose të papaguar) në ndonjë prej institucioneve, organeve apo agjencive evropiane janë të përjashtuar.

Për informata të detajuara rreth procedurës së përzgjedhjes dhe për kontakt:

http://ec.europa.eu/stages/index_en.htm