Më 9 nëntor u zhvillua takimi i Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM).
KZM miratoi një aranzhim për rehabilitimin e rrugëve në komunën e Deçanit duke e respektuar Ligjin përkatës të Kosovës nr. 03 / L-039 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (ZVM) të datës 15 qershor 2008. Aranzhimi përfshin zhvillimin sinkron/të njëkohshëm të dy rrugëve, asaj ndërkombëtare të bajpasit jashtë kufijve të ZVM dhe të një rruge lokale brenda ZVM. Me këtë synohet nxitja e marrëdhënieve ndër-komunitare përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore fetare dhe forcimi i zhvillimit ekonomik brenda komunës së Deçanit dhe rajonit.
Aranzhimi u lehtësua nga Ambasadori Italian në Kosovë Nicola Orlando, me mbështetjen dhe ekspertizën e siguruar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.
Anëtarët e KZM-së do ta përcjellin zbatimin e këtij dakordimi me mbështetjen e KFOR-it, duke vepruar brenda mandatit të tij.