Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Raport i Misionit të Ekspertëve të BE-së për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Prishtinë, 02/07/2021 - 08:53, UNIQUE ID: 210702_2
Press releases

Zgjedhjet u mbajtën për 120 deputetët e Kuvendit njëdhomësh në Kosovë. Ashtu si në katër zgjedhjet e mëparshme parlamentare që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, këto ishin zgjedhje të parakohshme të provokuara nga një krizë politike.

Zgjedhjet ishin konkurruese dhe liritë e fushatës përgjithësisht respektoheshin. Kishte fushatë dinamike me përjashtim të trevave serbe në Kosovë. Përkundër një afati shumë të shkurtër kohor dhe sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) administroi zgjedhjet mirë dhe në mënyrë transparente, megjithëse problemet me votimin jashtë Kosovës zvogëluan besimin në atë pjesë të procesit. Dita e zgjedhjeve u vlerësua nga vëzhguesit vendorë si e rregullt, dhe kishte pjesëmarrje të lartë të votuesve. Megjithatë, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, procesi u përkeqësua gjatë numërimit të votave dhe u urdhërua të bëhej rinumërimi i një numri të madh të votave për shkak të mospërputhjeve në protokollet e rezultateve. Probleme të tilla sistematike për një kohë të gjatë, të cilat janë identifikuar nga Misioni i mëparshëm i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE (MVZ BE), duhet të adresohen për t'i dhënë mundësi Kosovës të përmbushë plotësisht standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

RAPORTI PËRFUNDIMTAR: PDF icon eem_kosovo_final_report_alb.pdf

 

Seksionet editoriale: