Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

EEAS RSS Feeds

Displaying 1 - 10 of 274

Hulla & Co Human Dynamics GmbH & Co KG /pjesë e DAI Global https://www.dai.com / ka kënaqësinë të shpall konkursin për ekspertë afatshkurtër në projektin MBËSHTETJA E BE-SË PËR INSTITUCIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT /kohëzgjatja deri më shtator 2022/.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Tomash Sunjog, nënshkroi sot tri projekte me vlerë prej 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit.

 

A jeni aktivist i shoqërisë civile dhe i interesuar të merrni pjesë në konsultimet e Zyrës së BE për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me raportin BE-Kosovë? Këtu është KALENDARI 2020 për konsultime mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), Programet IPA, etj. Ejani!

Sot, Komisioni Evropian miratoi një paketë prej 70 miliona € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) për të ndihmuar në financimin e qasjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat kundër COVID-19 të prokuruara nga Shtetet Anëtare të BE-së.

Në dhjetor 2020, në Thesarin e Kosovës është paguar një shumë prej 24.05 milionë euro si fonde të asistencës buxhetore të ofruara nga Komisioni Evropian. Këto fonde janë pjesë e asistencës së përgjithshme të BE-së për të zbutur ndikimin e COVID-19, për të mbështetur modernizimin e administratës publike të Kosovës dhe për të forcuar menaxhimin e financave publike. 

BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës me fonde shumë të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi popullsinë dhe bizneset e Kosovës.

Fjala e Shefit të Zyrës së BE/PSBE, Tomáš Szunyog në tryezën e rrumbullakët virtuale të BE-UNDP me titull “Projektligji për financat e partive politike - rekomandimi i Komisionit të Venecias”

I nderuar pjesëmarrës i anketës,

Ky anketim zhvillohet si pjesë e Vlerësimit Afatmesëm të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Përfituesve të IPA II, i inicuar nga Drejtoria e Përgjithshme NEAR e Komisionit Evropian dhe zhvillohet nga një grup i përbërë nga Particip, ECORYS, ecdpm, FISCUS, itad dhe Oxford Policy Management.

 

Më 9 nëntor u zhvillua takimi i Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM).

Në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor më 10 nëntor 2020, udhëheqësit nga rajoni ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin me qëllim që të zhvillojnë një treg të përbashkët rajonal dhe të zbatojnë një tranzicion të gjelbër dhe dixhital. BE-ja miraton dhe mbështet këto angazhime, të cilat do të jenë të dobishme për rritjen e zhvillimit socio-ekonomik dhe përshpejtimin e rrugës së rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim për veriun e Kosovës akordoi 3.5 milionë euro për ndërtimin e një Qendre Kulturore në Mitrovicën e Veriut. Me miratimin e këtij projekti, Bordi i Fondit për Zhvillim ka treguar përkushtim të ndjeshëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të jetës dhe iniciativave kulturore në këtë rajon të Kosovës.

Pages