Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

EEAS RSS Feeds

Displaying 1 - 10 of 212

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, iu drejtua sot Komisionit për Ekonomi të Kuvendit për të ngritur shqetësimin për monopolin në homologimin e automjeteve dhe imponimin e barrierave jo-tarifore për automjetet e reja, duke i shkaktuar shpenzime të panevojshme popullit të Kosovës.

Kosova dhe Bashkimi Evropian diskutojnë për tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimin, në kuadër të kornizës së MSA-së

Protesta e djeshme e organizatave të shoqërisë civile në Prishtinë kundër amendamenteve të projektligjit për financimin e partive politike është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e llogaridhënies, mbikëqyrjes, transparencës dhe zbatimit efektiv të vërtetë.

Për të eksportuar produktet kosovare në tregun evropian duhet cilësi më e lartë dhe plotësim i kërkesave dhe standardeve të BE-së. Kjo u tha në diskutimin që - Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve, e organizuan në kuadër të diskutimeve për të njoftuar qytetarët për MSA-në, në komunën e Kaçanikut me temën “Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së”.

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë mbajtur takimin e tretë të nën-komitet për Drejtësi, Liri dhe Siguri të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së me keqardhje ju informon se i është dashur të anulojë një projekt prej 12 milion eurosh për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme në Kosovë.

Shtimi i numrit të inspektorëve dhe këshilluesve bujqësorë po shihet të jetë nevojë e domosdoshme me qëllim që në Kosovë të ketë siguri më të madhe ushqimore. Rritja e cilësisë së produkteve dhe prodhimeve ‘bio’ po konsiderohet hap i rëndësishëm që prodhimet vendore të depërtojnë në tregun e Bashkimit Evropian

Rritja e Kosovës mbetet e lartë përderisa konkurrenca ende paraqet sfidë, thuhet në programin e ri të reformës ekonomike, i miratuar nga Këshilli Evropian

Pages