Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Deklaratë e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM)

Prishtinë, 12/11/2020 - 08:54, UNIQUE ID: 201112_1
Joint Statements

 

Më 9 nëntor u zhvillua takimi i Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM).

KZM miratoi një aranzhim për rehabilitimin e rrugëve në komunën e Deçanit duke e respektuar Ligjin përkatës të Kosovës nr. 03 / L-039 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (ZVM) të datës 15 qershor 2008. Aranzhimi përfshin zhvillimin sinkron/të​ njëkohshëm të dy rrugëve, asaj ndërkombëtare të bajpasit jashtë kufijve të ZVM dhe të një rruge lokale brenda ZVM. Me këtë synohet nxitja e marrëdhënieve ndër-komunitare përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore fetare dhe forcimi i zhvillimit ekonomik brenda komunës së Deçanit dhe rajonit.

Aranzhimi u lehtësua nga Ambasadori Italian në Kosovë Nicola Orlando, me mbështetjen dhe ekspertizën e siguruar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.

Anëtarët e KZM-së do ta përcjellin zbatimin e këtij dakordimi me mbështetjen e KFOR-it, duke vepruar brenda mandatit të tij.

 

Seksionet editoriale: