Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim akordon 3.5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë, 06/11/2020 - 15:54, UNIQUE ID: 201106_7
Local Statements

Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim për veriun e Kosovës akordoi 3.5 milionë euro për ndërtimin e një Qendre Kulturore në Mitrovicën e Veriut. Me miratimin e këtij projekti, Bordi i Fondit për Zhvillim ka treguar përkushtim të ndjeshëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të jetës dhe iniciativave kulturore në këtë rajon të Kosovës.

Fondi për Zhvillim u krijua në procesin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe financohet nga të ardhura të mbledhura në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak në veriun e Kosovës. Prej vitit 2013, Fondi ka mbledhur mbi 16.2 milionë euro, nga të cilat 14.5 milionë janë ndarë për zhvillimin socio-ekonomik të katër komunave të veriut të Kosovës. Deri më sot, Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim ka mbajtur 21 takime dhe ka miratuar 34 projekte.

Seksionet editoriale: