Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Projektet e BE-së në Kosovë

Programi i asistencës financiare i BE-së e mbështet agjendën ambicioze të Kosovës për reforma. Mbi 280 projekte të financuara nga BE, që menaxhohen nga Zyra e BE-së janë duke u kryer në një sërë sektorësh, rajonesh dhe qytetesh në Kosovë. Asistenca e BE është e fokusuar në përmbushjen e kritereve politike të BE, duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe mbështetje për reformën në administratën publike, komunitetet, kulturën, median, të rinjtë dhe aktivitetet sportive; mbi çështjet socio-ekonomike më të gjëra, që përfshijnë tregtinë dhe zhvillimin rajonal, arsimin dhe punësimin, mbështetje për administratën tatimore dhe bujqësinë; në ndërtimin e kapaciteteve, përafrimin e legjislacionit dhe masave mbështetëse me standardet Europiane, siç është identifikuar në Partneritetin Europian, duke përfshirë edhe mbështetjen për transport, mjedisin e energji. Financimi i BE për projektet në Kosovë është dhënë në formën e granteve dhe kontratave.

IPA programmes per component in Kosovo

  1. Kosovo Projects
Languages:
Seksionet editoriale: