Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Udhëtoni drejt BE-së nga Kosova

Cilat janë kategoritë e vizës Schengen (lexo “Shengen”)?

Viza për qëndrim të shkurtër (Tipi "C"). Kjo vizë lëshohet për një, ose për disa vizita. Periudha e vlefshmërisë së saj ndryshon. Ajo nuk mundëson qëndrime që i tejkalojnë tre muaj brenda një periudhe gjashtë mujore.

Vizat transit për aeroport (Tipi "A"). Kjo vizë kërkohet për kombësitë e vendeve të treta të caktuara të cilat fluturojnë në një vend tjetër të tretë, mirëpo të cilat ndalojnë ose transferohen në një aeroport të një Shteti Schengen. Gjatë këtij transferimi ose ndalimi, këta persona duhet të qëndrojnë brenda zonës së aeroportit pa hyrë në territorin e Shtetit Schengen në fjalë.

Ku mund të aplikoj?

Nëse dëshironi të udhëtoni në një Shtet Schengen, konsullata e atij shteti duhet të shqyrtojë aplikacionin tuaj.

Nëse doni të udhëtoni në më shumë se një shtet Schengen, aplikacioni juaj duhet të shqyrtohet nga ana e Konsullatës së destinacionit tuaj kryesor. Destinacioni kryesor nënkupton destinacionin ku ju doni ta kaloni pjesën më të madhe të kohës ose i cili është qëllimi kryesor i udhëtimit tuaj.

Shembuj praktikë:

Nëse doni që të udhëtoni nëpër shtetet Schengen për tre javë, duke i kaluar dy javë në Gjermani dhe një javë në Francë, ju duhet të aplikoni për vizë Schengen në konsullatën gjermane.

Nëse nuk është e mundshme që të përcaktoni “destinacionin kryesor” të udhëtimit tuaj, ju duhet të aplikoni për vizë në Ambasadën/Konsullatën e shtetit Schengen në të cilin do të hyni së pari gjatë udhëtimit tuaj.

Shtetet vijuese Schengen i pranojnë aplikacionet dhe i lëshojnë vizat në Prishtinë:

Austria dhe Franca (përmes Ambasadës së Zvicrës), Belgjika, Danimarka (përmes Ambasadës së Norvegjisë), Estonia (përmes Zyrës Italiane për Aplikim për Viza), Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia (përmes Ambasadës së Sllovenisë), Luksemburgu dhe Holanda (përmes Ambasadës së Belgjikës), Norvegjia, Sllovenia dhe Zvicra.

Nëse shteti i destinacionit tuaj nuk është në listën e mësipërme, ju lutem shikoni seksionin Detajet kontaktuese për përfaqësuesit konsullorë të Shteteve Schengen.

Ku mund të udhëtoj me një vizë që më është lëshuar nga Shtetet Schengen?

Vizat për qëndrim të shkurtër që lëshohen nga shtetet Schengen vijuese në pasaportat e Kosovës ju mundësojnë që të udhëtoni në të gjitha Shtetet Schengen, përveç Spanjës, Sllovakisë dhe Greqisë:
Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Suedia dhe Zvicra.
Vizat për qëndrim të shkurtër që lëshohen nga Spanja, Sllovakia dhe Greqia janë të kufizuara në aspektin territorial vetëm sa i përket Spanjës, Sllovakisë dhe Greqisë.

Sa duhet të paguaj për ngarkesën për viza?

Të gjitha Shtetet Schengen kërkojnë pagesën prej 35€ për vizat me qëndrim të shkurtër, përveç: Austria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Islanda, Italia, Letonia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Zvicra. Pagesa për vizë që ngarkohet nga këto vende është 60€.

Në përgjithësi, ngarkesa për vizë nuk kthehet më pa marrë parasysh vendimin përfundimtar lidhur me aplikimin tuaj për vizë.

Si duhet të aplikoj për një vizë?

Nëse është e mundshme, ju duhet të përpiqeni që të dorëzoni shumë më herët aplikimin për udhëtimin që doni, mirëpo jo më herët se tre muaj para fillimit të vizitës që planifikoni. Aplikuesit mund të kërkohen që të caktojnë një termin për dorëzimin e aplikacionit të tyre. Ky termin, si rregull, duhet të caktohet brenda periudhës dy javore prej kohës kur është kërkuar termini. Kur të dërgohet aplikacioni, ju duhet të:

1.    paraqitni formularin e aplikimit. Ju lutem gjeni këtu formularin e zakonshëm për aplikim që është në dispozicion më të tri gjuhët (Shqip, Serbisht dhe Anglisht).

2.    paraqitni një dokument të vlefshëm udhëtimi

3.    paraqitni një fotografi që është bërë së fundi (jo më të vjetër se 6 muaj), të përshtatshme për pasaporta biometrike, dhe madhësi pasaporte

4.    në disa raste kërkohet edhe marrja e gjurmëve të gishtave

5.    pagesa për vizë

6.    ofrimi i dokumenteve mbështetëse

7.    dëshmia e sigurimit mjekësor të vlefshëm për udhëtim

Për më shumë informata rreth procesit të aplikimit, ju mund t’i referoheni Shtetit Schengen të destinacionit tuaj (shihni seksionin  Detajet kontaktuese për përfaqësuesit konsullorë të Shteteve Schengen.)

Sa zgjat procedura e vendimmarrjes?

Në parim, vendimi duhet të merret brenda15 ditësh kalendarike pasi të jetë pranuar aplikacioni. Në raste individuale, afati i fundit mund të zgjatet deri në maksimum 30 ditë kalendarike. Për më shumë informata rreth procesit të aplikimit, ju mund t’i referoheni Shtetit Schengen të destinacionit tuaj (shihni seksionin  Detajet kontaktuese për përfaqësuesit konsullorë të Shteteve Schengen.)

Si do të njoftohem për refuzimin e vizës?

Refuzimi i vizës si dhe arsyet në të cilat është bazuar ai vendim do të tregohen përmes një forme standarde. Ju keni të drejtë që të ankoheni për përgjigje negative në përputhshmëri me ligjin kombëtar të Shtetit Schengen i cili ka refuzuar aplikimin tuaj. Shteti Schengen në fjalë duhet t’ju tregojë procedurat specifike për ankesë.

 

Austria

Ambasada e Austrisë në Prishtinë:

Rr. “Ahmet Krasniqi”, Nr. 22, Dragodani I, 10000 Prishtinë

Tel: +381 38 24 9284

Fax: +381 38 249 285

Email-i: pristina-ob@bmeia.gv.at

Aplikacionet për viza për Austri shqyrtohen nga Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.

Belgjika

Zyra belge në Prishtinë:

Taslixhe I, 23 A, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 381 038 518 918

Fax: +381 38 518 338

Email-i: pristina@diplobel.fed.be

Çështjet për viza: visa.pristina@diplobel.fed.be

Qendra e thirrjeve:

Për më shumë informata lidhur me vizat për Belgjikë thërrisni në 0900 10 111 (8:00-12:00; 13:00-16:00).

Shërbimet konsullare: e hënë-e premte: 10:00 - 12:00; 14:00 – 16:00, korrik-gusht: e hënë-e premte: 9:00 - 12:00 (e mbyllur pas mesditës)

Shërbimi për imigrim:

Chaussée d'Anvers 59B Antëerpsesteenëeg, B-1000 Bruksel.

Tel: +32 (0)2 793 80 00

Fax: +32 (0)2 274 66 91

Email-i: helpdesk.dvzoe@dofi.fgov.be

Republika Çeke

Seksioni konsullor i Ambasadës së Republikës Çeke në Shkup:

Kozle 20a, 1000 Shkup, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Tel: +389/2/3081200, +389/2/3081102

Fax: +389/2/3081100

Email-i: Consulate_Skopje@mzv.cz

Orari i punës: e hënë-e enjte 7:30-16:15, e premte: 7:30-15:00

Orari i punës për aplikimin për vizë Schengen: e hënë-e mërkure 9:00-12:00, pas caktimit të terminit përmes telefonit (e hënë-e enjte 13:00 – 16:00)

Danimarka

Konsullata e Danimarkës në Shkup:

Alkaloid A.D. Bulevardi A. Makedonski 12, 1000 Shkup, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Tel: +389 2 310 4067

Fax: +389 2 310 4064

Email-i: dan.cons@alkaloid.com.mk

Orari i punës: e hënë - e premte, ora 09.00 - 11.00

Aplikacionet për viza për Danimarkë shqyrtohen nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë.

Estonia

Ambasada e Estonisë në Sofje:

26/30 Bacho Kiro, 1000 Sofje, Bullgari.

Tel.: +359 2 937 9900

Fax: +359 2 937 9909

Email-i: Embassy.Sofia@mfa.ee

Aplikacionet për viza për Estoni shqyrtohen nga Zyra Italiane për Aplikim për Viza në Prishtinë.

Finlanda

Ambasada e Finlandës në Kosovë:

Rr. “Perandori Justinian” Nr.19, Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: +386 43 737 000

Fax: +386 43 732 863

Informatat për viza: +386 43 723 723

Email-i: sanomat.pri@formin.fi

Terminët: nga dita e hënë deri të enjten, nga ora 9:00 – 10:00.

Orari i punës së seksionit për viza: e martë 10.00 – 12.00, e mërkure 10.00 – 12.00, e enjte 10.00 – 12.00 dhe 14.00 – 15.00

Franca

Ambasada e Francës në Prishtinë:

Rr. “Ismail Qemali” 67, Dragodan, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: +381 38 224 588 00

Fax: +381 38 22 45 88 01

Email-i: admin-etrangers.pristina-amba@diplomatie.gouv.fr

Orari i punës: e hënë-e premte: 09:00 – 17:30

Aplikacionet për viza për Francë shqyrtohen nga Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.

Gjermania

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë:

Rr. “Azem Jashanica” nr. 17, Dragodani II, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: +381 38 254 577

Fax: +381 38 254 536

Email-i: info@pris.diplo.de

Orari i punës për seksionin e vizave dhe për caktim terminësh: e hënë – e premte: 09:00 - 12:00.

Greqia

Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë:

Rr.”Ismail Qemali”, nr. 68 Arberia/Dragodani II 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 247 370-2/243 013

Fax: +381 38 245 533

Email-i: grpristina@mfa.gr

Orari i punës: e hënë deri e premte, 09:00 – 14:00.

Hungaria

Ambasada e Hungarisë në Kosovë:

Rr. “24 Maj” nr 23, Dragodan, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: +381 38 247 763

Fax: +381 38 247 764

Email-i: prs.missions@kum.hu

Uebsajti: http://www.mfa.gov.hu

Zyra konsullore: +381 38 248 004, consulate.prs@kum.hu

Orari i punës: e hënë, e mërkure dhe e enjte: 08:30 – 13:00, e martë: 13:00 – 16:00.

Islanda

Konsullata e Islandës në Sofje:

Rr. “Slavyanska”, nr. 12, Sofje, Bullgari

Konsull: Znj. Tzvetelina Borislavova-Karaguiozofa

Tel.: + 359 (2) 939 9227

Email-i: Tzborislavova@bacb.bg

Italia

Ambasada e Italisë në Prishtinë:

Rr. Mujo Ulqinaku, 9 - Pejton 10000 Prishtinë

Tel: +381 38 244 925

Email-i: segreteria.pristina@esteri.it

Seksioni për viza: visti.pristina@esteri.it

Letonia

Ambasada e Letonisë në Lubjanë:

Rr. “Tavčarjeva” 10, 1000 Lubjanë, Slloveni

Tel: +386 1 43 41 620

Fax: +386 1 43 41 622

Email-i: embassy.slovenia@mfa.gov.lv

Aplikacionet për viza për Letoni shqyrtohen nga Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë.

Lituania

Ambasada e Lituanisë në Sofje:

Rr. Alabin, nr. 38, kati 3të, 1000 Sofje, Bullgari.

Tel: +359 2 980 6104

Fax: +359 2 980 6105

Email-i: amb.bg@urm.lt

Orari i punës: e hënë-e premte, 9:00-18:00 (përveç festave zyrtare).

Seksioni për viza: e hënë-e premte: 10:00-12:00

Malta

Ambasada e Maltës në Vjenë:

Opernring 5/1, A-1010, Vjenë, Austri

Tel: +43 1 5865010

Fax: +43 1 58650109

Email-i: maltaembassy.vienna@gov.mt

Orari i punës: 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00 (e hënë – e premte).

Holanda

Ambasada e Holandës në Prishtinë:

Rr. “Xhemajl Berisha”, Nr. 12, Velani, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: +381 38 516 101/516 102

Fax: +381 38 516 103

Email-i: nl_kosovo@yahoo.com

Aplikacionet për viza për Holandë shqyrtohen nga Ambasada e Belgjikës në Prishtinë.

Norvegjia

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë:

Rr. “Sejdi Kryeziu” nr. 6, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 232 111 00

Fax: +381 38 232 111 22

Email-i: embpri@mfa.no / visa.prishtina@mfa.no

Orari i punës: 09:00 – 16:00 (e hënë – e premte).

Thirrjet për aplikim për viza pranohen prej orës 14:00 – 15:00 (e hënë – e enjte).

Polonia

Ambasada e Polonisë në Shkup:

Rr. “Djuro Djakovic” Nr. 50, 1000 Shkup, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Tel: +389 2 3112 647/+389 2 3133 057

Fax: +389 2 3119 744

Email-i: skopje.amb.sekretariat@msz.gov.pl

Ambasada e Polonisë në Tiranë:

Rruga e Durrësit 123, Tiranë, Shqipëri

Tel: + 355 4 45 100 20

Fax: + 355 4 22 33 364

Email-i: tirana.amb.sekretariat@msz.gov.pl
Uebfaqja: www.tirana.polemb.net

Rumania

Zyra Ndërlidhëse e Rumanisë në Kosovë:

rr. “Azem Jashanica”, Nr. 25, Arberia/Dragodan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 604 272

Fax: +381 38 604 273

Email-i: rouoffice.kos@gmail.com

Orari i punës: e hënë deri e premte 09:00 - 12:00.

Aplikacionet për vizë për Rumani shqyrtohen nga Ambasada e Rumanisë në Shkup.

Sllovakia

Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë:

Rr. “Metush Krasniqi”, nr. 7, Arberi, 10000 Prishtinë.

Tel: +381 38 240 140

Fax: +381 38 249 499

Email-i: branchemb.pristina@mzv.sk

Sllovenia

Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë:

Rr. “Anton Çetta” nr. 6, Prishtinë, Kosovë.

Tel: +381 38 246 255 / 224 112

Email-i: mpi@gov.si

Informatat për viza: +381 38 246 255 from 8:00 to 13:00.

Orari i punës: e premte-e enjte: 08:00-14:00

Spanja

Ambasada e Spanjës në Shkup:

Rr. “27 Mart”, nr. 7, 1000 Shkup, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Tel: +389 2 3231 002/+389 2 3215 411

Fax: +389 2 3220 612

Uebfaqja: www.maec.es/subëebs/Embajadas/Skopje/

Suedia

Ambasada e Suedisë në Prishtinë:

Rr. “Perandori Justinian”, nr. 19, Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 245 795

Fax: +381 38 245 791

Email-i: ambassaden.pristina@foreign.ministry.se

Ambasada e Suedisë në Shkup:

8ma Udarna Brigada Nr. 2, 1000 Shkup, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Tel: +389 2 3297 880 / +389 2 3297 898

Fax: +389 2 3112 065

Email-i: ambassaden.skopje@foreign.ministry.se / ambassaden.skopje-visum@foreign.ministry.se

Orari i punës: 08.00 – 16.30 (e premte: 08:00 – 14:00), për çështje vizash: 09:00 – 11:00 (e hënë – e enjte).

Zvicra

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë

Rr. “Adrian Krasniqi” 11, 10060 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 248 088/089

Tel: për viza: + 381 (0)38 248 090 (14:00-16:00).

Fax: +381 38 248 078

Email-i: pri.vertretung@eda.admin.ch / pri.visa@eda.admin.ch

Orari i punës: 08.00 – 12.30, 13.30–16:30 (e hënë – e enjte), 08:00-12:00 (e premte).

Tërheqja e pasaportave: 15:30-16:30. Orari për caktimin e terminëve: 13:30-15:30 (e hënë – e enjte)

Erasmus+

Qytetarët e Kosovës mund të përfitojnë nga skemat e shumta që janë pjesë e programit Erasmus+, i famshëm për nxitjen e shkëmbimit të studentëve ndërmjet vendeve evropiane.

Megjithatë, Erasmus+ nuk vlen vetëm për studentët dhe ka synim më të përgjithshëm që të përforcojë aftësitë dhe mundësinë për punësim, përfshirë të mësuarit gjatë të gjithë jetës nëpërmjet shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

Erasmus+ është projektuar për të ndihmuar vendet që dëshirojnë të plotësojnë potencialin e kapitalit njerëzor dhe shoqëror të Evropës. Aty ka projekte në lidhje me arsimin, trajnimin, punën e të rinjve dhe për herë të parë, sportet.

Rreth Erasmus+ mund të gjeni më shumë informacion në Faqen zyrtare të internetit të Erasmus+ për Kosovën.

Shih gjithashtu

Languages:
Seksionet editoriale: