Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Kosova dhe BE-ja

Që prej vitit 1999, Bashkimi Evropian ka luajtur një rol udhëheqës në përpjekjet ndërkombëtare për ndërtimin e një të ardhmeje të re për Kosovën. Kosova ka një perspektivë të qartë në Evropë, si pjesë e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja është aktive në Kosovë nëpërmjet përfaqësuesit të saj special (EUSR) dhe misionit të Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Evropës (ESDP) në sferën e sundimit të ligjit (EULEX). BE-ja është e pranishme edhe nëpërmjet ambasadave dhe zyrave ndërlidhëse të shteteve anëtare.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë luan një rol thelbësor në zbatimin e agjendës së BE-së në terren, veçanërisht në promovimin e standardeve evropiane. Zyra garanton dialog të përhershëm politik dhe teknik ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të BE-së. EUSR-ja ofron këshilla dhe ndihmë për Qeverinë e Kosovës, koordinon praninë e BE-së dhe promovon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

EULEX

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është misioni më i madh civil që është iniciuar ndonjëherë nën autoritetin e Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Evropës. Synimi i tij është dhënia e ndihmës për autoritetet kosovare në sferën e sundimit të ligjit, veçanërisht në polici, në sistemin gjyqësor dhe në dogana. EULEX është një mision teknik drejtues, monitorues dhe këshillues, i cili mban njëkohësisht një sërë pushtetesh të kufizuara ekzekutive.

Procesi i Stabilizim-Asociimit

Procesi i Stabilizim-Asociimit (SAP) është kuadri politik evropian për marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në pranimin e tyre përfundimtar në Bashkimin Evropian. Partneriteti ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të të gjitha palëve për promovimin e paqes, stabilitetit, lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, prosperitetit dhe cilësisë së jetës. SAP promovon stabilizimin dhe tranzicionin në ekonominë e tregut, bashkëpunimin rajonal dhe përgatitjen për hyrjen në BE.

BE-ja ka mbajtur rregullisht mbledhje me autoritetet kosovare si pjesë e Dialogut për Procesin e Stabilizim-Asociimit (SAPD). Ky dialog monitoron ecurinë e procesit të zgjerimit të BE-së, duke ndjekur metodën e përfitimeve dhe penalizimeve (shihni seksionin e marrëdhënieve ekonomike më poshtë). Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet BE-së dhe Kosovës më 1 prill 2016, do të reformohet kuadri i dialogut dhe diskutimet do të kryhen në nënkomitete brenda kuadrit të MSA-së.

Autoritetet e BE-së dhe ato kosovare po diskutojnë një sërë çështjesh politike dhe po bien dakord rreth veprimeve vijuese në konkluzionet e mbledhjeve. Mbledhjet plenare mbahen një herë në vit. Përpara secilit Dialog të PSA-së, BE-ja i diskuton të njëjtat çështje me shoqërinë civile vendore. Raportet vjetore të vendit vlerësojnë gatishmërinë e vendeve të Ballkanit perëndimor për t'u afruar me BE-në.

Janë organizuar mbledhje për sektorë specifikë për diskutime teknike në fushat e mëposhtme: drejtësia, liria dhe siguria, inovacioni, shoqëria e informacionit dhe politika sociale, bujqësia, peshkimi, pylltaria dhe siguria e ushqimeve, tregu i brendshëm, konkurrenca dhe mbrojtja e konsumatorit/shëndeti, tregtia, industria, doganat dhe tatimet, transporti, energjia, mjedisi dhe zhvillimi rajonal dhe çështjet ekonomike dhe fiskale. Mbledhjet sektoriale mbahen një herë në vit.

Bashkimi Evropian, shtetet anëtare dhe institucionet e tij, veçanërisht Komisioni Evropian luajnë një rol të rëndësishëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Deri më tani, BE-ja është donatori i vetëm më i madh që ofron ndihmë për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe qëndron në krye të përpjekjeve për rindërtim.

Kosova ka marrë mbi 2,3 miliardë EUR nga ndihmat e BE-së që prej vitit 1999 dhe përafërsisht 1 miliardë EUR në mbështetje të pranisë ndërkombëtare që prej vitit 1999. Ndonëse fillimisht ajo fokusohej në aksionet për ndihmë gjatë emergjencave dhe në rindërtim, tani ajo përqendrohet në promovimin e institucioneve të Kosovës, në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në ardhmërinë evropiane të Kosovës. Në Kosovë kanë zyra përfaqësimi tetëmbëdhjetë vende të BE-së dhe janë aktive shumë organizata joqeveritare nga vendet e BE-së.

Në kontekstin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (SAP, shihni më lartë) që synon ta afrojë Kosovën në një linjë me standardet evropiane, BE-ja ofron një sërë përfitimesh. Këto përfshijnë një sërë koncesionesh tregtare, ndihmë ekonomike (Programi i Instrumentit të Para-anëtarësimit) dhe traktate (Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit).

Përkushtimi politik dhe financiar i Bashkimit Europian për Kosovën ka dy aspekte.  BE-ja ofron ndihmë  për ndërtimin e  institucioneve kosovare, dhe zhvillimin socio-ekonomik, e po ashtu jep një kontribut të rëndësishëm në praninë ndërkombëtare në Kosovë.

Duke ju përgjigjur kërkesave të Këshillit për të përdorur instrumentet e komunitetit për të promovuar zhvilllimin politik dhe ekonomik të Kosovës, Komisioni organizoi një konferencë donatorësh në Bruksel me 11 korrik 2008. Autoritetet kosovare paraqitën Kornizën e Shpenzimeve Afat-Mesme 2009-11, ku paraqitej një mungesë prej €1.1 miliard për zhvillimin socio – ekonomik për tri vitet e ardhshme. Një shumë prej €1.2 miliard u zotua nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë €100 milionë  për detyrimet pasive të kushtëzuara. KE zotoi €508 milionë, duke fiksuar kështu Mjetet e Asistencës për Para-anëtarësim (IPA) dhe ndihmat Makro-Financiare (MFA) që do të jepen gjatë kësaj periudhe. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian zotuan edhe €286 milion tjera nga buxheti i ndihmave dy-palëshe.

Në 2010 Kosova pranoi €67.3 milionë të asistencës financiare nën Instrumentin e Asistencës për Para-anëtarësim (IPA).Për 2011 janë parashikuar €68.7 milionëProgrami i 2010 mbulon 11 sfera nga tri kategori të mëdha: kriteri politik, kriteri ekonomik, dhe standardet europiane. Projektet janë përgaditur në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet dhe përfituesit në Kosovë, si dhe në bashkëpunim me donatorët tjerë.

Ndarja financiare për Kosovën për periudhën 2007-2011 është si në vijim:

 

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

Total

 

68.3

184.7

106.1

67.3

68.7

70.0

107.2

672.3

Të implementuara nga Zyra ndërlidhëse e KE

62.0

147.7

106.1

65.1

 

 

 

 

Të implementuara nga Drejtorati për Zgjerim

6.3

37

 

2.2

 

 

 

 

Për më shumë informata rreth fondeve IPA për Kosovë ju lutem vizitoni këtë link

Shembuj të projekteve të financuara nga BE-ja mund t'i gjeni në web faqen elistës së projekteve dhe rasteve të studimit.

Programet vjetore të Instrumentit për Para-anëtarësim janë të projektuar në përputhje me Dokumentet e Programimit Shumë-Vjetor (MIPDs). Ato miratohen nga Komisioni pas konsultimeve me përfituesit dhe palët e interesuara të këtyre programeve. Në rastin e Kosovës, ato implementohen nga menaxhmenti qendror.

Në të kaluarën, BE i ka ofruar ndihmë Kosovës nëpërmjet instrumenteve të ndryshme financiare, përfshirë këtu Ndihma Komunitare për Ri-ndërtim, Zhvillim dhe Stabilizim (CARDS), ndihmë makro-financiare dhe  ndihmë humanitare.

Kosova gjithashtu përfiton nga projektet e TAIEX dhe Twinning, programeve të BE për shkollimin e lartë si Tempus dhe Erasmus Mundus si dhe  
Instrumenti Europan për demokraci dhe të drejtat e njeriut.

Hyrje

Fondi për Zhvillim për komunat veriore të Kosovës është krijuar si rezultat i Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Konkluzionet e arritura në takimin e Grupit Punues për Dogana, të mbajtur më 17 janar 2013 në Bruksel, në kontekst të zbatimit të këtij Dialogu, kanë vlerësuar se të hyrat e mbledhura në pikat kufitare të Portës 1 Jarinje dhe Portës 31 Bërnjak do të krijonin bazën për të hyrat e Fondit për Zhvillim.

Ky fond është krijuar me qëllim të mbështetjes së zhvillimit socio-ekonomik në katër komunat veriore: Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan. Paratë janë publike; pagimi dhe shpenzim i tyre bëhet sipas ligjit të Kosovës.

Funksionimi i këtij fondi vendoset nga Bordi Menaxhues, i cili përbëhet nga Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, si Kryesues i këtij Bordi, nga Ministri i Financave të Kosovës, në emër të autoriteteve kosovare dhe nga një përfaqësues i komunitetit serb në këto katër komuna.

Secila komunë inkurajohet që të dorëzojë propozimet për projekte të cilat do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të tyre. Kjo mund të përfshijë mirëmbajtjen dhe ndërtimin e shkollave, spitaleve ose rrugëve, mirëpo edhe projekte afariste dhe sociale që kanë si cak sektorët specifikë, si: NVM-të, prodhuesit bujqësorë, gratë, fëmijët dhe minoritetet.

Të hyrat

Të hyrat nga të dyja këto pika kufitare barten në një llogari që hapet në një bankë komerciale në Prishtinë, e caktuar nga BE-ja.

Që nga 1 marsi 2016, ky fond ka mbledhur më shumë se 8.3 milion euro. Deri më sot, Bordi Menaxhues ka aprovuar 13 projekte të ndryshme në vlerë prej 6.4 milion euro. Këto projekte tani janë në fazën e implementimit. Një numër projektesh po përgatiten për dorëzim tek Bordi Menaxhues.

Fondet e mbledhura deri më 
23 mars 2016

Numri i projekteve të aprovuara

Gjithsej shuma e parave të alokuara deri më 1 mars 2016

€10m

21

€7.7m

Përmbledhje e Fondit Zhvillimor për komunat veriore

[393 KB] 

Që prej 31 mars 2016 [393 KB]

 

Llojet e projekteve të financuara

Ky fond favorizon projektet e investimeve publike, të cilat do të kenë ndikim në zhvillimet socio-ekonomike të komunave veriore.

Në mënyrë specifike, projektet që propozohen duhet të kenë për qëllim përmirësimin e jetesës së popullsisë lokale, duhet të jenë financiarisht të zbatueshme, kosto efektive, përgjegjëse në aspektin mjedisor dhe të qëndrueshme.

Ato mund të ndërlidhen me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike, përfshirë rrugët, spitalet, ujësjellësin, trajtimin e ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbeturinave; mbështetje për biznesin, fermerët dhe shoqërinë civile; promovimin e të drejtave të njeriut, arsimin, qasjen në kujdes shëndetësor dhe transportimin.

U dakordua që ky fond mund të bashkëfinancohet edhe me projektet e financuara nga BE-ja ose donatorët e tjerë me të cilët ka marrëveshje bashkëpunimi Qeveria e Kosovës.

Roli i Bordit Menaxhues

Operimi i këtij fondi vendoset nga Bordi Menaxhues. Ai përbëhet prej tre anëtarësh: Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë si Kryesues, Ministri i Financave në emër të autoriteteve kosovare dhe një përfaqësues i komunitetit serb nga katër komunat veriore.

Bordi Menaxhues kishte mbajtur takimin e tij të parë në dhjetor 2013. Që atëherë, ai është takuar rregullisht për të vendosur për mënyrën e pagesës së fondeve pas dorëzimit të projekteve nga kryetarët e komunave veriore.

Përbërja e Bordit Menaxhues

Nataliya Apostolova

Përfaqësuesi Special i BE-së

Kryesues

Avdullah Hoti

Ministër i Financave në Kosovë

Anëtar

Danijela Zubac

Përfaqësues i komunitetit serb

Anëtar

Përgjegjësia për implementimin e projektit

Implementimi i projekteve bëhet nga katër komunat, të cilat obligohen të respektojnë procedurat e prokurimit publik për implementimin e projekteve në pajtim me rregullat dhe procedurat e zbatueshme. Për secilin projekt, komuna përkatëse duhet të dorëzojë një raport përfundimtar si dhe një raport auditimi tek Bordi Menaxhues.

PSBE ofron këshilla dhe mbështetje për Qeverinë e Kosovës në procesin politik, bënë bashkërendimin e të gjithë prezencës së BE-së në Kosovë; dhe i kontribuon zhvillimit dhe konsolidimit të respektimit të të drejtave njerëzore dhe lirive themelore në Kosovë.

Përfaqësuesi Special i BE-së i raporton Këshillit të Bashkimit Evropian, një trup ndër-qeveritarë që i përfaqëson 28 shtetet anëtare të BE-së, përmes Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit.

Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol të rëndësishëm në vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësimin në BE. Puna e tyre luan një rol kyç në mbarëvajtjen dhe cilësinë e procesit të pranimit, si dhe gjenerimit të përkrahjes publike për anëtarësimin.

Përgjegjësia për forcimin e rolit dhe ndikimit të shoqërisë civile në shtetet kandidate bie së pari mbi vetë këto shtete. Megjithatë, Komisioni Europian është i gatshëm të japë ndihmën e tij për zhvillimin e shoqërisë civile në këto vende.

Përveç rritjes së ndjeshme të ndihmës financiare për projektet mbi shoqërine civile nën Instrumentin e asistencës për para-anëtarësim (IPA) dhe Instrumentit Europian për Demokraci dhe të Drejtat e njeriut (EIDHR), Komisioni planifikon që të vazhdojë të  përmirësojë konsultimet me përfaqësuesit  e shoqërise civile, dhe të marrë masa të tjera përngritjen e shoqërisë civile si p.sh duke përmirësuar koordinimin e donatorëve dhe duke vijuat përpjekjet për mundësinë e udhëtimit pa viza për qytetarë e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale.

Gjatë konferencës për "Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Evropën Juglindore: Ta ndërtojmë  Europën së Bashku", mbajtur në Bruksel me 17-18 prill 2008, është rënë dakort që midis Komisionit dhe organizatave të shoqërisë civile të vendeve te zgjerimit të vendoset një dialog i përhershëm, i mbajtur përmes takimeve të rregullta, formati dhe koha e të cilave do të caktohet në të ardhmen.

Përveç këtyre takimeve, është parashikuar edhe krijimi i një platforme virtuale për organizatat e shoqërisë civile të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, me qëllim zgjerimin e dialogut, shkëmbimin e praktikave të mira, kërkimin e partneriteteve dhe zhvillimin e projekteve specifike.

Zyra ndërlidhëse e KE në Kosovë është e përfshirë në një dialog të rregullt me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë gjatë hartimit të Raportit të Progresit, por edhe në vazhdim. Çdo vit, Zyra ndërlidhëse e KE  fton organizatat e shoqërisë civile të ofrojnë të dhëna për ushtrimin vjetor të raportit dhe të diskutojnë mbi të pas publikimit.

Para draftit te Raportit të Progresit, organizatat e shoqërisë civile ftohen të japin mendimet e tyre në takimet sektorial për Dialogun e Stabilizim-Asocimit.

Zyra ndërlidhëse e KE-së  gjithashtu përfshihet me organizatat e shoqërisë civile në Kornizën e Dialogut të SAP-së.

Languages:
Seksionet editoriale: