Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Për Zyren e BE-së në Kosovë/PPBE

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë ka një rol kyç në implementimin e politikave të BE-së përmes:

shpërndarjes së të gjitha mjeteve të zgjerimit sipas Procesit të Stabilizim Asocimit, siç janë raportet e rregullta të progresit dhe Partneritetit Europian;

dialogut të përhershëm teknik dhe politik me autoritetet kosovare për të ofruar politika të shëndosha këshilla dhe udhëzime për përpjekjet e tyre për reforma;

sigurimit të mbështetjes së konsiderueshme financiare (2 miliard Euro deri më sot) për të ndërtuar dhe përmirësuar institucionet kosovare, për të nxitur zhvillimin socio-ekonomik dhe për të avancuar më tej integrimin rajonal. BE-ja është tashmë donatori më i madh në Kosovë, dhe do të ndajë më shumë burime financiare për kokë banori në Kosovë se sa në cdo vend tjetër në botë për tri vitet e ardhshme. BE ka ndarë rreth 550 milionë euro për para-pranim për Kosovën në periudhën 2007-2012.

nxitjes për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale dhe Europiane, si në Marrëveshjen e Evropës Qendrore dhe Lindore për Tregti të Lirë, në Traktatin e Komunitetit për Energjinë, në Zonën e Përbashkët Europiane të Aviacionit dhe në hapjen e programeve të Bashkimit Europian;

Zyra e Komisionit Europian shoqëron përpjekjet e Kosovës për reforma përmes zbatimit të rekomandimeve të Partneritetit Europian dhe asistencës financiare të BE.

Nataliya Apostolova, Head of EU Office in Kosovo/EU Special Representative in Kosovo
Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë

I/e nderuar vizitor,

Mirë se vini në ueb-faqen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjersa kërkoni nëpër faqe, do të gjeni më shumë për atë që po bënë Zyra jonë për të promovuar lidhjet e afërta në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Do të mësoni më shumë për historinë e Bashkimit Evropian, procesin e zgjerimit dhe progresin e Kosovës në rrugën drejt Evropës.  

Institucionet e BE-së po përjetojnë ndryshime të mëdha; Zyra e BE-së në Kosovë është portë hyrëse për përfaqësimin e të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian.

Interesimi për Bashkimin Evropian është duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme. Njëra prej detyrave kryesore në këtë drejtim është përmbushja e kësaj kërkese në rritje për informata. Shpresoj se faqja jonë jo vetëm që do t’u ndihmojë njerëzve që ta kuptojnë më mirë Bashkimin Evropian sot, por se do të ofrojë edhe bazën për diskutim të hapur për çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin dypalësh me BE-në dhe procesin e integrimit evropian.

Ueb-faqja jonë ofron qasje të lehtë në informata dhe të gjitha dokumentet kyçe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Kosovës dhe progresit të saj drejt integrimit në BE, si dhe ofron informata të dobishme për instrumentet financiare të BE-së në përkrahje të kësaj përpjekje.

Shpresoj se do të kënaqeni duke eksploruar faqen tonë. Natyrisht se jeni të mirëseardhur të jepni mendimin dhe sugjerimet e juaja që do të na ndihmonin në zhvillimin e ueb-faqes sonë. 

Nataliya Apostolova
Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë

------------------------------------------

Nataliya Apostolova është diplomate bullgare që ka shërbyer si në administratën diplomatike të vendit të saj ashtu edhe në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm për mbi 25 vite. Së fundmi, ajo ishte Ambasadore dhe Shefe e Delegacionit të BE-së në Tripol, Libi.

Para kësaj pozite, Znj. Apostolova kishte mbajtur pozitën e Zëvendës Shefes së Delegacionit të BE-së në Kajro, Egjipt. Ajo shërbeu në pozita të nivelit të lartë në administratën shtetërore të Bullgarisë, duke përfshirë udhëheqjen e negociatave për aderim të Bullgarisë në BE në tre kapituj kryesor: transport, energji dhe rrjete trans-evropiane. Ajo ishte caktuar si diplomate bullgare në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë dhe në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në BE. Karriera e saj në Komisionin Evropian, në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim, ishte e lidhur ngushtë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Znj. Apostolova është juriste e diplomuar, ajo ka një vajzë.

Znj. Apostolova i ka marrë pozitat me 1 shtator 2016.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë/PPBE 

Gđa Nataliya APOSTOLOVA

Seksioni Politik, Ekonomik dhe Integrimit Europian 

Z. Thomas GNOCCHI, Shef i Sektorit

Seksioni i Bashkëpunimit 

Z. Luigi BRUSA, Shef i Sektorit

Seksioni i Kontratave dhe Financave 

Z. Liviu TOLEA, Shef i Sektorit

Seksioni Administrativ 

Z. Hannu PITKANEN, Shef i Sektorit

Languages:
Seksionet editoriale: