Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Për Zyrën e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së

12/05/2016 - 11:43
About us - structure and organisation

Bashkimi Evropian në Kosovë - çfarë bën, çfarë synon të arrijë dhe personeli i Zyrës.

BE-ja ndihmon Kosovën në realizimin e axhendës së saj evropiane, edhe me anë të një pranie të theksuar të saj në Kosovë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazohen në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, që ka hyrë në fuqi që nga viti 2016.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (EUOK) është pjesë e një rrjeti me më shumë se 130 Delegacione të BE-së në mbarë botën dhe roli i tyre është kryesisht paraqitja, shpjegimi dhe zbatimi i politikës së BE; këtu përfshihet analiza dhe raportimi mbi politikat dhe zhvillimet në vendet partnere ku Delegacionet janë të akredituara. Zyra e BE-së luan rol kyç në zbatimin e asistencës së konsiderueshme financiare të BE-së për Kosovën.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së (EUSR) i ofron këshilla dhe mbështetje Qeverisë së Kosovës lidhur me procesin politik; bën koordinimin e përgjithshëm të pranisë së BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe konsolidimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kosovë. Zyra e EUSR-së punon nën autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

 

Të nderuar vizitorë,

Mirë se vini në uebsajtin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Duke shfletuar këto faqe do të kuptoni se çfarë po bëjmë ne për të nxitur lidhje edhe më të ngushta ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Do të mësoni më shumë rreth historisë së Bashkimit Evropian, si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës që u forcua me anë të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit që u lidh ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe është në fuqi që nga viti 2016.

Zyra e BE-së në Kosovë është porta e përfaqësimit të të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian. Një nga detyrat tona kryesore në këtë drejtim është që t’i dalim ndesh kërkesës në rritje për informacion. Shpresoj që uebsajti ynë do t’i ndihmojë qytetarëve që ta kuptojnë më mirë Bashkimin Evropian dhe do të ofrojë një bazë për diskutim të hapur për çështjet që lidhen me bashkëpunimin dypalësh me BE-në. Ju inkurajojmë gjithashtu të na ndiqni në Facebook, Twitter, Instagram dhe YouTube.

Uebsajti ynë ofron qasje në informacion mbi dokumentet kryesore në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe përparimin e saj në rrugën evropiane.

Instrumentet financiare në mbështetje të kësaj përpjekjeje e bëjnë BE-në të jetë investitori, partneri tregtar dhe donatori më i madh në Kosovë. Me kontributin bujar të tatimpaguesve të saj, BE-ja vë në dispozicion të Kosovës gati 100 milionë euro në vit për ta bërë realitet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Që nga viti 1999, kjo mbështetje ka arritur në gjithsej 2.5 miliardë euro.

Shpresoj se uebsajti ynë dhe prezenca jonë në rrjetet sociale do të jetë e dobishme për ju. Gjithsesi, ne mirëpresim mendimet dhe sugjerimet tuaja, të cilat do të na ndihmojnë që t’i zhvillojmë më tej platformat tona.

Tomáš Szunyog

Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues i Posaçëm i BE-së

 

***************************

Ambasadori Szunyog është diplomat çek, me përvojë të gjatë në punët dhe shërbimet e BE-së në Evropën Juglindore.

Ambasadori Szunyog më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Çeke në Komitetin Politik dhe të Sigurisë të BE-së. Para kësaj, ai ishte Drejtor i Departamentit të Politikave të Sigurisë dhe i Departamentit të Evropës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Ai ishte gjithashtu Ambasador i Republikës Çeke në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Slloveni.

Ambasadori Szunyog u diplomua në Marrëdhënie Ndërkombëtare në 1990 dhe iu bashkua Ministrisë Çeke të Punëve të Jashtme në 1992. 

Ambasadori Szunyog është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet anglisht, rusisht, frëngjisht, sllovenisht dhe boshnjakisht.

Ambasadori Szunyog mori detyrën e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesit të Posaçëm të BE më 1 shtator 2020.

Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues i Posaçëm i BE-së  

Z. Tomáš SZUNYOG

Zyra e BE-së në Kosovë

Zëvendës Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Z. Riccardo SERRI, Shef i Sektorit të Çështjeve Politike, Ekonomike dhe të Integrimit Evropian 

Sektori i Bashkëpunimit 

Z. Luigi BRUSA, Shef i Sektorit

Sektori i Çështjeve Ligjore dhe i Këshillimit mbi Sundimin e Ligjit

Z. Hakan Claes EJDERVIK, Shef i Sektorit

Sektori i Kontratave dhe i Financave 

Z. Luigi BRUSA, Shef i Sektorit

Sektori i Administratës 

Znj. Rima SONDAITE VAN SOEST, Shefe e Sektorit

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë

Ekipi i Politikave dhe i Zbatimit të Mandatit

Dr. Annette M. FATH-LIHIC, Këshilltare Kryesore Politike / Koordinatore Ekzekutive

Sektori i Sundimit të Ligjit dhe i Çështjeve Ligjore

Pozitë e paplotësuar, Shef i Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe të Çështjeve Ligjore 

Sektori i Komunikimit

Znj. Dinka ZIVALJ, Shefe e Sektorit të Komunikimit / Zëdhënëse 

Sektori i Financave dhe i Administratës

Znj. Aida ZUNIC, Shefe e Financave dhe e Administratës

Komunitetet, Trashëgimia Fetare dhe Kulturore

Z. Stefano GNOCCHI, Këshilltar për Komunitetet Pakicë, Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore

Seksionet editoriale: