Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Çdo fëmijë duhet të ketë çdo të drejtë

24/09/2019 - 18:56
Lajmet

BE-ja dhe UNICEF-i po fillojnë një fushatë globale mbi platformën e mediave sociale, Tik Tok, për t’i fuqizuar fëmijët dhe për t'i inkurajuar që të flasin.

UNICEF's Executive Director Henrietta Fore and the EU High Representative and Vice-President Federica Mogherini

 

“Besoj që kemi një sfidë të vërtetë për të garantuar që çdo fëmijë të ketë çdo të drejtë, pa marrë parasysh prejardhjen, situatën ekonomike të familjes, gjininë. Ëndërroj për një brez që rritet pa pasë nevojë të punojë në çështje të barazisë gjinore në të ardhmen .”

Fjalët e mësipërme të Federica Mogherinit gjatë ngjarjes kryesore së këtij viti në UNGA @ 74 për ta filluar fushatën globale BE-UNICEF mbi të drejtat e fëmijëve, tregojnë në mënyrë të përkryer si Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve duhet të respektohet dhe zbatohet çdo ditë kudo 30 vjet pas miratimit të saj.

 

 

Konventa për të Drejtat e Fëmijëve mbetet Traktati më i ratifikuar i OKB-së dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së fëmijëve. Në ngjarjen e nivelit të lartë për ta kremtuar 30 vjetorin e saj, Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së e Zëvendëspresidentja Federica Mogherini u intervistuan nga fëmijët dhe të rinjtë me fokus në tri pyetje: Cili ka qenë përparimi për të drejtat e fëmijëve gjatë 30 vjetëve të kaluara? Cilat janë sfidat e reja me të cilat përballen fëmijët sot dhe që nuk kanë ekzistuar 30 vjet më parë? Çfarë keni bërë dhe cili është angazhimi juaj për ta vazhduar promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjithë botën? Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, që është mbështetëse zyrtare e SDG-së dhe dikur ishte ambasadore e Belgjikës në UNICEF.

 

 

Siç u tha nga Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, znj. Fore, “gjatë këtyre 30 viteve, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve ka ndihmuar në përmirësimin e jetës, por mbeten sfida.” Sfidat e vërteta për fëmijët në gjithë planetin përfshijnë fëmijët si refugjatë, fëmijët si ushtarë, pabarazitë, rrezikun e vazhdueshëm të punës së fëmijëve, kërcënimin në rritje të ngacmimit, në internet dhe jashtë tij; dhe problemin në rritje të fëmijëve që ndahen nga familjet e tyre dhe humbasin shtëpitë e tyre.

 Për këtë arsye, UNICEF-i dhe BE-ja kanë vendosur t’i bashkojnë forcat këtë vit për ta filluar një fushatë të përbashkët të quajtur #TheRealChallenge. Sepse duam që adoleshentët t’i shprehin pikëpamjet e tyre për të drejtat e tyre në gjuhën e tyre, ne do t'i arrijmë kudo që janë: në Tik Tok, një platformë e mediave sociale që përdoret nga 500 milionë njerëz, shumica e të cilëve janë nën moshën 18-vjeçare. Kjo fushatë do të nxitet nga katër video të shkurtra që adoleshentët do ta sfidojnë me imazhet e tyre. Fushata do të fillojë në tetor dhe do të zgjasë së paku deri më 20 nëntor, kur edhe është përvjetori i Konventës. Videot do ta kenë një stil emocional dhe personal dhe përcjellin porosinë që të drejtat e fëmijëve janë universale dhe duhet të respektohen.

 

 

Kjo fushatë demonstron si BE-ja dhe UNICEF-i e shohin angazhimin e të rriturve dhe të fëmijëve në gëzimin e të drejtave të fëmijëve: “Ne duhet t’ju dëgjojmë, t’ju krijojmë hapësirë, t’ju ndjekim dhe t’ju fuqizojmë ju,” tha Federica Mogherini gjatë kësaj ndodhie. “Ne kemi përgjegjësinë që çdo fëmijë ta ketë ndjenjën e përkatësisë". Fushata #TheRealChallenge do të ndihmojë që kjo, dhe porosi të tjera, të përhapen në mbarë botën.

 Dëshiron të bashkohesh? Kërkoje #TheRealChallenge së shpejti në TikTok!