Java Evropiane e Lëvizshmërisë: lere veturën, merre biçikletën; mos ndot, bëju fit!

08.10.2019

Shkupi dhe 12 qytete tjera në mbarë vendin edhe këtë vit morën pjesë në ngjarjen që çdo shtator promovon lëvizshmërinë e pastër dhe transportin urban të qëndrueshëm. Të punësuarit në Delegacion jo vetëm që morën pjesë në ngjarjen por edhe dhanë sugjerime se si Shkupi të bëhet vend më i mirë për çiklistët

"Hapëro me ne!" ishte motoja e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë këtë vit, që theksoi të ecurit e sigurt dhe çiklizmin si dhe përfitimet nga ato për shëndetin tonë, mjedisin jetësor dhe financat.

Shkupi dhe 12 komuna tjera të vendit morën pjesë në ngjarjen. Për këtë kishin shkaqe të mira nëse kemi parasysh faktin se cilësia e dobët e ajrit për ato paraqet një sfidë me të cilën ballafaqohen gjatë gjithë vitit. Ngjarja mbahet njëkohësisht në rreth 3.000 qytete në 48 vende në Evropë dhe më gjerë.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë mbahet prej vitit 2002 me qëllim që të përmirëson shëndetin publik dhe cilësinë e jetës nëpërmjet promovimit të mënyrave aktive për transport si të ecurit dhe çiklizmin, që nuk prodhojnë gazra të dëmshme kurse njëkohësisht na ndihmojnë të ruajmë shëndetin e zemrave dhe trupave tonë.

Java u rrumbullakosua me paradën tradicionale çikliste në Shkup, në të cilën morën pjesë të punësuarit në Delegacion, të udhëhequr nga zëvendës shefi i misionit Xhulian Vasalo, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, kryetarit të Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësues të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Ruzhica Andronikova dhe Virve Vimpari, që janë ndër çiklistet më aktive në Delegacion, e shfrytëzuan këtë rast që të tërheqin vëmendje mbi rreziqet e sigurisë me të cilat çiklistët në Shkup ballafaqohen çdo ditë dhe për të cilat rreziqe pushteti duhet të gjen zgjedhje.

"Shumë semaforë kanë drita shtesë të gjelbër për të kthyer në të djathtë. Shoferët, duke shpejtuar të kthejnë djathtë, shpesh harrojnë se për ato drita kryesore është e kuqe dhe nuk kujdesen për këmbësorët dhe për çiklistët që kalojnë në dritë të gjelbër. Kjo rrezikon sigurinë edhe të këmbësorëve edhe të çiklistëve, të cilët janë akoma më të cenuar pasi lëvizin me shpejtësi më të madhe. Edhe unë shpesh kam qenë në situatë të tillë", thotë Ruzhica.

Virve brengoset po për të njëjtat gjëra. "Unë vija në punë me biçikletë. Por, pasi disa herë për pak ju shmanga aksidenteve, u dorëzova. Duhet të mendojmë se si të përmirësohet siguria për çiklistët si dhe siguria e përgjithshme në komunikacion", thotë ajo.

Ambasadori Samuel Zhbogar beson se organizimi i shpeshtë i ngjarjeve që promovojnë lëvizjen pa vetura do të inkurajon më shumë njerëz që t'i bashkëngjiten kësaj nisme, akoma më shumë do të rrit vetëdijen publike për përfitimet dhe pushteti do të siguron kushte më të mira infrstrukturore për çiklistët. "Bëhet fjalë për investim në ajër më të pastër dhe në shëndetin tonë e shëndetin e  gjeneratave të ardhshme", thotë Zhbogari.