Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Thirrje për angazhim të konsulentëve – Forcimi i Dialogut Social

01/10/2019 - 15:26
EU project positions

Projekti 'Përforcimi i Dialogut Social', i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është të përmirësojë dialogun social si një mënyrë për të krijuar më shumë vende pune dhe punë më të mira. Kjo do të arrihet me anë të përmirësimeve institucionale dhe ligjore bashkë me aktivitetet që kanë për qëllim përforcimin e kapaciteteve të aktorëve trepalësh për t'u angazhuar në mënyrë efektive në dialog social.

Komponenti 1 i projektit synon përmirësimin e funksionimit dhe dukshmërisë së ESC-së me anë të krijimit të metodave për rritjen e ndikimit dhe tejkalimit të sfidave për financim, krijimin e mendimeve dhe ndjekjes së aktiviteteve vijuese deri në rekomandimet/mendimet/këshillimet. Aksioni do të lehtësojë reflektimin kombëtar për ndryshimet e nevojshme të kornizave aktuale ligjore dhe institucionale të ESC-së dhe do të ndihmojë aktorët trepalësh për të kërkuar zgjidhje të përshtatura të grykave aktuale ligjore dhe praktike. Në këtë komponentë, Thirrja për shprehje të interesit është e hapur për konsulencë për Pjesëmarrje të përmirësuar të ESC-së për formulimin e agjendës për reforma ekonomike dhe sociale. Thirrja aktuale për shprehje të interesit ka për qëllim të siguron dy konsulentë dhe/ose kompani për konsulencë me prapavijë relevante ekonomike dhe afariste, të cilët janë të kualifikuar për hartimin e dokumenteve politike dhe hartë për të përmirësuar zhvillimin e shkathtësive sipërmarrëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Konsulentët e jashtëm dhe/ose kompanitë për konsulencë të interesuar për të bashkëpunuar me IPA/ILO projektin për Përforcimin e Dialogut Social në fushat e theksuara për ekspertizë ftohen që të parashtrojnë shprehjen për interes deri më 7 tetor 2019 në postën elektronike simjanoska@ilo.org; kalenzis@ilo.org dhe jovanovska@ilo.org, duke theksuar në mënyrë specifike temën për të cilën dëshirojnë të aplikojnë.

Më shumë informata: