Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

#ZaCistoKakoDomaIsto nxit iniciativën për pastrim të Liqenit të Ohrit

01/10/2019 - 12:30
News stories

Ky aksion është akoma më i rëndësishëm nëse kemi parasysh rekomandimet e UNESCO-s për mbetjen e rajonit të Ohrit në listën e vendeve të trashëgimisë botërore.

Ambasadori Samuel Zhbogar, zëvendësi i tij Xhulian Vasallo dhe të punësuar tjerë në  Delegacionin e BE-së iu bashkëngjitën aksionit të Asociacionit të Maqedonisë për Menaxhim me Mbeturina të Forta (MASWA) për pastrim të Liqenit të Ohrit, përkrahur nga zhytës dhe lundërtar lokal. 


Ky aksion vjen pasi Delegacioni i BE-së, disa muaj më parë nisi fushatën #ZaCistoKakoDomaIsto (PërPastërtiSiNëShtëpi) për përkrahje të eko-aktivizimit në mbarë vendin dhe që të inkurajon të gjithë që të kujdesen për zonat publike dhe të largojnë mbeturinat me kujdesin dhe zellin e njëjtë sikur kur kujdesen për shtëpinë e tyre.

Rëndësia e aksionit është akoma më e madhe nëse kemi parasysh rekomandimet e fundit të UNESCO-s  për të vendosur zonën e mbrojtur të Ohrit në listën e vendeve të rrezikuara të trashëgimisë botërore, kryesisht për shkak të ndërtimit të tepruar dhe të papërshtatshëm, por gjithashtu edhe për shkak të ndotjes së rritur dhe fragmentimit të habitateve. Autoritetet duhet deri në muajin shkurt të zbatojnë masat përmirësuese dhe të ruajnë UNESCO statusin.
 
'Inkurajohem kur shoh se si iniciativat e qytetarëve për mjedis të pastër shpërndahen në mbarë vendin, deklaroi ambasadori Zhbogar derisa vështronte zhytësit se si largonin mbeturina nga Liqeni prej një prej dhjetë anijeve për lundrim që merrnin pjesë në aksionin nën flamurin 'BE-ja për TY'.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini gjithashtu mori pjesë në ngjarje. Ekipit të zhytësve që pastruan Liqenin iu bashkëngjit kryetari i komunës Konstantin Georgieski dhe zëvendës shefi i Delegacionit të BE-së Vasallo i cili tha: 'Si zhytës gjithmonë na thonë mos të marrim asgjë me vete përveç fotografive dhe mos të lëmë asgjë tjetër përveç flluskave. Por ky aksion pastrimi nga komuniteti i përkushtuar lokal i Ohrit është një përjashtim i dobishëm, të cilit iu bashkëngjita me shumë dëshirë, dhe besoj se do ketë edhe mundësi tjera të tilla'.
 
Liqeni i Ohrit është një prej liqeve më të vjetër dhe më të thellë në Evropë, me një ekosistem unik me rëndësi në mbarë botën dhe me më shumë se 200 lloje endemike. Liqeni nga ana e Maqedonisë së Veriut u shpall si Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1979, dhe kjo hapësirë u zgjerua që gjithashtu të përfshin edhe zonën kulturore dhe historike të Ohrit në vitin 1980.
 
Të udhëhequr nga motoja 'Atë që themi e bëjmë', personeli i Delegacionit të BE-së, i udhëhequr nga ambasadori Zhbogar, dhe së bashku me eko-aktivistët, më herët kanë marr pjesë në aksione për pastrimin e pjesës së vjetër të qytetit të Ohrit dhe së bashku me personelin e Servisit Transmetues Publik RTVM dhe aktorëve televiziv, në aksion pastrimi të brigjeve të lumit Vardar në qendrën e Shkupit.