Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Deklaratë e Përbashkët e Zyres së BE-së/PPBE dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë

11/04/2019 - 11:05
Lajmet

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë e mirëpresin nismën e përbashkët të Shefave të Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Kosovës për të përmirësuar dhe fuqizuar procesin zgjedhor në Kosovë. Proceset zgjedhore të lira, të drejta, transparente dhe të besueshme janë bazë për funksionim demokratik të institucioneve.

Për këtë qëllim, e mirëpresim vendimin e Kuvendit për të themeluar një komision parlamentar ad hoc. Është e rëndësishme që ky komisionin do të ketë një grup këshillëdhënës të përbërë nga ekspertë dhe hisedarë lokalë dhe ndërkombëtarë. BE-ja dhe OSBE-ja do t’i mbështesin dhe t’i ndihmojnë ata në punën e tyre.

Fuqizimi dhe përmirësimi i procesit zgjedhor është një tipar i përhershëm i çdo demokracie dhe kërkesë e vazhdueshme për demokracitë në zhvillim. Në Kosovë, duhet të jetë i bazuar në të gjeturat dhe rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga zgjedhjet e kaluara për të siguruar zgjedhje më demokratike të mundshme në kuadër të kornizës kushtetuese. Që kjo përpjekje të ketë sukses është qenësor angazhimi i të gjitha partive politike.

Seksionet editoriale: