Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

BE-ja dhe USAID-i nënshkruajnë Letër Marrëveshje

14/02/2019 - 15:27
News stories

Letra e Marrëveshjes përfshin ndarjen e punëve në fusha të caktuara të sundimit të ligjit

 

Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyren e Bashkimit Evropian (BE), Luigji Brusa dhe Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Lisa Magno, nënshkruan sot një Letër Marrëveshje. Me këtë Letër Marrëveshje palët zotohen të bashkëpunojnë në lidhje me programet e asistencës financiare për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë. 

Letra e Marrëveshjes përfshin ndarjen e punëve në fusha të caktuara të sundimit të ligjit. Në veçanti për BE-në kjo përfshin punën në infrastrukturë, zyrat e prokurorisë, noterët dhe administratorët e falimentimit, ndërsa për USAID-in, kjo përfshin punën me gjykatat, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe drejtësinë tregtare.

Luigji Brusa tha se Marrëveshja përmban masa konkrete, parime dhe gjithashtu propozon ndarje të punëve në disa fusha. "Ne - USAID dhe BE-ja, si donatorët më të mëdhenj në sektorin e drejtësisë - jemi të përkushtuar që të rrisim përpjekjet tona për të harmonizuar asistencën dhe për tu koordinuar më mirë, jo vetëm gjatë zbatimit por edhe gjatë planifikimit të asistencës së ardhshme", tha Brusa. Ai theksoi se BE do të vazhdojë të punojë për ta bërë këtë Letër Marrëveshje realitet dhe ndihmën e BE-së për Kosovën edhe më efikase.

Lisa Magno, në adresimin e saj theksoi: "Është absolutisht thelbësore që USAID-i dhe BE-ja, si dy donatorët më të mëdhenj në Kosovë, jo vetëm të koordinojmë punën tonë në këtë fushë kritike, por edhe të flasim me një zë të përbashkët dhe të ndjekim të njëjtat parime udhëzuese për rezultate kuptimplota. Me angazhim strategjik dhe planifikim të përbashkët, ne gjithashtu mund të shumëfishojmë ndikimin e burimeve tona të asistencës".

Letra e Marrëveshjes bën thirrje për krijimin e një komiteti drejtues për të shqyrtuar rezultatet e përbashkëta të aktiviteteve të BE-USAID me Qeverinë e Kosovës dhe akterët tjerë të drejtësisë; Marrëveshja gjithashtu bën thirrje për përfshirjen e sesioneve të përbashkëta të planifikimit të punës në kuadër të tenderëve BE-USAID për sundimin e ligjit.

Letër Marrëveshja:

Seksionet editoriale: