Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Broshura e BE: Mjedisi do të jetë prioritet i lartë për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë

14/01/2019 - 14:59
From the blog

#GiveGreenaChance

 

Zyra e BE/PSBE lansoi Fushatën mjedisore më 24 shtator 2018, me sloganin #GiveGreenAChance e cila vazhdoi deri më 6 dhjetor. Gjatë fushatës janë organizuar aktivitete të ndryshme, duke përfshirë aktivitetin #InstaGreen në mediat sociale, me fotografitë më të mira të qytetarëve në Instagram, të cilët janë ftuar të postojnë fotografi të praktikave të mira të mbrojtjes mjedisore apo ndotjes mjedisore në Kosovë. Aktiviteti i pemës së vetëdijesimit u realizua në Prizren, Pejë dhe Prishtinë, dhe disa shfaqje të filmit dhe diskutime janë organizuar në vende dhe universitete të ndryshme. Aktivitete të tjera përfshinin vizitat e numërta për në projekte të ndryshme mjedisore të mbështetura nga BE, si dhe një numër të madh paraqitjesh në media dhe intervistash të lehtësuara nga EUICC për zyrtarë të BE që ofruan shumë vëmendje për #givegreenachance dhe porositë kyçe. Një pasqyrë e këtyre aktiviteteve është paraqitur në broshurën në vijim.