Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Fushata e BE-së për Mjedis - rruga përpara

18/12/2018 - 11:29
News stories

Nga një ditë me diell në shtator në një dhjetor të ftohtë dimri, fushata e BE-së Le t'i japim Gjelbërimit një shans tregoi me sukses rëndësinë e mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit në Kosovë

 

Kur ditët po fillonin të bëheshin më të ftohta dhe nevoja për ngrohje po bëhej më urgjente, sfidat e ndotjes së ajrit në Prishtinë përherë bëheshin më të dukshme. Sidoqoftë, emetimet në ajër janë vetëm njëri nga ndotësit kryesorë në Kosovë. Shumë mund dhe duhet të bëhet lidhur me cilësinë e ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe efiçiencën e energjisë. Ndryshimet duhet të paraqitën në horizont për të ruajtur natyrën e bukur që Kosova ka për të ofruar.

Rritja e ndërgjegjësimit në popullin e Kosovës është një nga elementët kyç për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë dhe BE-ja përmes fushatës për mjedis ka avokuar për këtë. Sjelljet duhet të ndryshojnë me qëllim që të mbrohen peizazhet e mrekullueshme, pyjet e pakufishme, bjeshkët e ëndrrave dhe bota e egër e paprekur brenda Kosovës.

 

Janë organizuar disa panele diskutimi me angazhime, vizita në projektet e BE-së dhe transmetimet informative televizive. Me përkushtim dhe zemër për kauzën mjedisore, BE-ja ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me studentë të mençur dhe të rinj, OJQ, gazetarë, ekspertë kyç dhe persona të tjerë me mendje mjedisore.  

Me një sasi të konsiderueshme parash, BE-ja ka financuar projekte të shumta që lidhen me mjedisin në Kosovë. Projekte të cilat kanë një ndikim të konsiderueshëm pozitiv në jetën e përditshme të popullit të Kosovës. Sot, 53 shkolla janë bërë me më shumë efiçiencë energjetike dhe fëmijët e vegjël gëzojnë sisteme të pastra të ngrohjes. Për qytetarët e Prishtinës u bë normal furnizimi 24-orësh me ujë. Mund të jepen edhe shumë shembuj më emocionues dhe progresiv.

Tani, fushata e BE-së për mjedisin ka përfunduar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se BE-ja do të ndalojë zotimin dhe mbështetjen e saj për Kosovën. Së bashku, me përpjekje të përbashkëta mund të bëhen përmirësime. Kosova ka nevojë për përkushtim, angazhim dhe një plan kombëtar dhe afatgjatë për të bërë ndryshimin. Ndryshimi që është i domosdoshëm për të mbrojtur të ardhmen për fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme.

Le të mbesim të përkushtuar dhe t'i japim gjelbërimit një shans! 

Seksionet editoriale: