Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

BE – Kosova bashkojnë përpjekjet për menaxhim efektiv të mbeturinave

02/11/2018 - 14:41
Lajmet

Pjesëmarrësit paraqitën ide se si të përmirësohet situata e pakëndshme lidhur me ndotjen me mbeturina në Kosovë

Me angazhimin e BE-së, qytetarëve dhe qeverisë së Kosovës problemet që kanë të bëjnë me mbeturinat  dhe ndotjen në Kosovë mund të zgjidhen. Ky ishte një përfundim i debatit mbi "menaxhimin efektiv të mbeturinave dhe zgjidhjet e riciklimit në Kosovë", organizuar si pjesë e fushatës mjedisore #JEPIMUNDËSIGJELBËRIMIT të zhvilluar nga Zyra e BE-së.

Pjesëmarrësit paraqitën ide se si të përmirësohet situata e pakëndshme lidhur me ndotjen me mbeturina në Kosovë. Disa paraqitën praktikat më të mira të cilat tashmë janë zhvillluar nga shtetet anëtare të BE-së. Një tjetër zgjidhje novatore për sfidat me të cilat përballet Kosova ishte platforma e re e prezantuar ShowGreen, e quajtur edhe "KallxoGjelber". Kjo zgjidhje online është zhvilluar nga Open Data dhe OJQ-ja "Let's do it Kosovo", financuar nga Bashkimi Evropian. Kjo platformë do të ndihmojë qytetarët që të raportojnë vend-hedhjet e paligjshme në të gjitha komunat në Kosovë duke promovuar kështu aktivizmin qytetar dhe bashkëpunimin e mençur me autoritetet lokale.

Platforma është një shembull i përsosur i një zgjidhjeje inovative për një problem mbarëkombëtar dhe është pikërisht ajo që "Let’s do it Kosova", përpiqet të krijojë. Përmes fushatave të tyre ata angazhohen me qeverinë lokale dhe qendrore drejt krijimit të rregullave të reja mjedisore dhe fillojnë debatin kombëtar mbi rëndësinë e ndotjes me mbeturina dhe tema të tjera të rëndësishme rreth mjedisit.  

Libor CHLAD, Zëvendës Shefi për Bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, bëri thirrje për të kaluar nga bisedat në veprime. "Kjo duhet të jetë e mundur, pasi mjedisi është i vendosur lartë në axhendën e BE-së dhe BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë fushë, si me ndihmë financiare ashtu edhe me këshilla strategjike", tha Libor Chlad. Por Kosova ende përballet me shumë pengesa. Duhet të krijojë një ekonomi qarkulluese dhe të përqendrohet në reduktimin dhe riciklimin e mbeturinave. Deri atëherë evolimi i njerëzve është thelbësor. Por sot njerëzit po bëhen gjithnjë e më aktiv, që sipas Libor Chlad është një zhvillim shumë pozitiv.  

Një shembull i përkryer i evoluimit civil në luftën kundër ndotjes me mbeturina u prezantua nga Arineta Mula, Alpiniste dhe Kampioni e BE për Fushatën Mjedisore. Ajo filloi lëvizjen e saj kundër problemit të mbeturinave në Kosovë. Gjatë udhëtimeve të shumta të saj, ajo filloi të mbledhë mbeturinat që ndotin malet e Kosovës. Nëpërmjet medias sociale të saj në Instagram, #arineta_mula, lëvizja u bë gjithnjë e më popullore dhe shumë njerëz u bashkuan me fushatën e saj.

Pjesëmarrësit trajtuan problemin e ndotjes me mbeturina nga këndvështrime të ndryshme dhe arritën në përfundimin se Kosova ende ka një rrugë të gjatë për të zgjidhur këtë çështje dhe për t'u harmonizuar me standardet e BE-së. Por me përfshirjen e vazhdueshme të përbashkët dhe investimet e BE-së, Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile, kjo mund të bëhet.

Seksionet editoriale: