Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Zyrtari i Projektit me Profilin Financiar për projekt të financuar nga BE-ja

22/10/2018 - 09:11
EU project positions

Ekspert Jo Kyç 2 "Zyrtari i Projektit me Profilin Financiar" për Programi ndërkufitar i IPA II ndërmjet Kosovës dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë 2014-2020

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës si Strukturë Operative, në marrëveshje me Strukturën Operative të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, publikon thirrje publike për shprehje të interesimit për rekrutimin e një (1) zyrtari të projektit me profil financiar me qëllim të zbatimit të "IPA II, Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë - Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 2014-2020.

Përgjegjësitë e ekspertit jo-kyç (NKE2) do të jenë të orientuara nga projekti dhe financat në përgjithësi . Përveç detyrave të Zyrtarit të Projektit (të cilat duhet të reduktohen në krahasim me ekspertin e mëparshëm jo-kyç), ky pozicion specifik do të duhet të merret me zbatimin e programit (sidomos për çështjet financiare në zbatimin e kontratës së granteve), në menaxhimin e kontratës në shërbime duke u fokusuar në aspektin financiar, si dhe për çështjet administrative.

Zyrtari do të kryejë detyrat e tij / saj në ambientet e SPT-së në Gjilan.

Zyrtari i Projektit me profil financiar do të jetë pozitë deri në 200 ditë pune gjatë kohëzgjatjes së kontratës me mundësi të vazhdimit.

Minimum 75% të këtyre ditëve të punës duhet të shpenzohen në territorin e përfshirë në regjionin e programit. Përveç detyrave të zyrtarit të projektit dhe çështjeve administrative, ai / ajo do të jetë përgjegjës për menaxhimin financiar, rrjedhën dhe transaksionet e fondeve dhe vërtetimin e shpenzimeve të projektit në përputhje me kontratën dhe në lidhje me rregullat e PRAG.

Ai / ajo do të mbështesë Udhëheqësen e SPT-së dhe do të raportojë çdo herë që i nevojitet Strukturave Operative dhe Autoritetit Kontraktues për administrimin financiar të  kontratës mbi shërbime.

Të gjithë kandidatëve të interesuar ju kërkohet të paraqesin kërkesën e tyre për postin e përshkruar si më poshtë:

 

Përvoja e përgjithshme, aftësitë e kualifikimeve:

- Diplomë universitare, mundësisht diplomë masteri dhe të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale;

- Shkathtësi si në gjuhën angleze ashtu edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën kombëtare të Kosovës;

- Njohja e rregullave PRAG-ut.

 

Përvoja e përgjithshme profesionale

- Së paku 3 vjet përvojë të përgjithshme profesionale në programet / projektet e asistencës të financuara nga BE ose donatorë të tjerë dhe

- Të paktën 2 vjet në menaxhimin e projekteve financiare dhe administrative në sektorin publik ose privat;

 

Përvojë specifike profesionale

- Së paku 3 vjet përvojë me programet / projektet e financuara nga BE, mundësisht në çështjet që lidhen me Bashkëpunimin Ndërkufitar në Përfituesit IPA II;

- Përvojë në menaxhimin e projekteve financiare dhe administrative, prokurimin, nënkontraktimin, buxhetimin,   raportimin financiar, raportimin financiar, administrimin e burimeve;

- Përvojë në ofrimin e trajnimeve në lidhje me menaxhimin e projekteve financiare dhe administrative do të jetë një pasuri;

- Përvoja si konsulentë për administrimin financiar dhe prokurimin në projektet e financuara nga donatorët ndërkombëtarë dhe veçanërisht në programet e BNK të financuara nga BE do të jetë një avantazh.

 

Zyrtari financiar duhet të ketë shtetësinë e Kosovës.

 

Aplikuesit e interesuar duhet të dorëzojnë:

 

• Curriculum Vitae (CV) në gjuhën angleze në formatin Europass;

• Letër motivimi me shkrim në gjuhën angleze;

• Të gjitha dokumentet relevante mbështetëse që do të ofrohen gjatë aplikimit (referenca, diploma të noterizuara, ID, Certifikatë që nuk jeni nën hetim dhe vërtetoni se nuk keni borxhe në Administratën Tatimore të Kosovës).

 

Aplikimi duhet të dorëzohet drejtpërsëdrejti me postë ose me e-mail në adresën e mëposhtme  më së voni deri me datë: 02.11. 2018:

 

Me postë:

 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ish ndërtesa e Rilindjes, Kati 12, Prishtinë, Kosovë

 

E-mail: hazbije.kelmendi@rks-gov.net

 

Shënim: Vetëm ato aplikacione të cilat janë pranuar deri në datën e mbylljes të këtij njoftimi të konkursit do të jenë të pranueshme për shqyrtim.

Seksionet editoriale: