Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Raporti për Kosovën 2019 – Thirrje për kontribute

17/10/2018 - 14:06
News stories

Të dashur miq nga shoqëria civile dhe bizneset në Kosovë,

Komisioni ka në plan të miratojë pakon e ardhshme të zgjerimit në pranverë të vitit 2019, duke përfshirë Raportet e Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Periudha raportuese e mbuluar nga Raportet e Vendeve do të jetë nga marsi 2018 deri në shkurt 2019 sa i përket zhvillimeve politike dhe reformave.

Ka ardhur koha që tashmë të fillojë procesi i punës përgatitore për raportin e ardhshëm. Ashtu si në vitet e kaluara, do të ishim të kënaqur që përsëri të shfrytëzojmë edhe ekspertizën e organizatës suaj. Njohuria që keni ju dhe kolegët tuaj do të jetë përsëri e një rëndësie kyçe.

Andaj, ju ftojmmë t’i referoheni orarit indikativ për konsultime publike në të cilat do të dëshironim të shfrytëzojmë rastin për të diskutuar me ju.

 

Seksionet editoriale: