Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

BE-ja dhe UNICEF-i shënojnë 10-vjetorin e përkrahjes së Reformës në Drejtësi për Fëmijë në Kosovë

Prishtinë, 05/07/2018 - 16:16, UNIQUE ID: 180705_8
Press releases

EU Office in Kosovo and UNICEF Kosovo Office, together with the Government of Kosovo and other local institutions, marked today the 10th Anniversary of Justice for Children Reforms.

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë, së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera vendore, shënuan sot 10-vjetorin e Reformës në Drejtësi për Fëmijë.

Reforma dhjetëvjeçare ka siguruar që fëmijët në kontakt me sistemin e drejtësisë penale, duke përfshirë fëmijët viktima dhe dëshmitarë, të trajtohen nga sistemi i drejtësisë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke u përqendruar gjithashtu në parandalimin e ardhjes së fëmijëve në konflikt me ligjin dhe ofrimin e shërbimeve relevante mbështetëse për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët janë viktima ose dëshmitarë të krimit. Ka ndihmuar gjithashtu në forcimin e kornizës ligjore dhe të shërbimeve për të siguruar trajtimin e duhur të kategorive të ndryshme të fëmijëve të përfshirë në procedura të ndryshme të drejtësisë penale, si dhe rritjen e llogaridhënies së ofruesve përkatës të shërbimeve dhe institucioneve kryesore të drejtësisë.

Angazhimi i BE-së dhe UNICEF-it në drejtësi për fëmijët ka evoluar nga fokus i veçantë në drejtësinë për të mitur për shkelësit e dyshuar në aspektin më të gjerë të qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë fëmijët si pjesë e agjendës së re për sundim të ligjit në Kosovë. Ky ndryshim strategjik u udhëhoq pjesërisht nga qasja e UNICEF-it për Drejtësinë për Fëmijë që kontribuon për të siguruar që fëmijët të shërbehen dhe të mbrohen më mirë nga sistemet e drejtësisë.

Kosova ka zhvilluar një sistem të fortë të drejtësisë për të miturit me përkushtimin ekzistues për të ndërtuar një sistem të ri, të barabartë, të drejtësisë, veçanërisht për viktimat dhe dëshmitarët më të rrezikuar fëmijë. Ligjet, procedurat, institucionet dhe kapacitetet e nevojshme janë tani në fuqi për të mbrojtur fëmijët në përputhje me standardet përkatëse ndërkombëtare ligjore.

Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, tha se gjatë të gjitha këtyre 10 viteve, BE-ja dhe UNICEF-i kanë arritur të reformojnë drejtësinë për të mitur në Kosovë për të siguruar që fëmijët që përballen me drejtësinë të trajtohen sipas standardeve më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. "Duke pasur parasysh punët që na presin, inkurajoj Ministrinë e Drejtësisë që të vazhdojë me programin e reformave në këtë fushë. Zyra e BE-së do të mbetet një nga partnerët kryesorë në sektorin e drejtësisë për të mitur në vitet e ardhshme. Fëmijët duhet mbështetur gjithnjë dhe duhet t'u jepet mundësia për të korrigjuar sjelljet e tyre për të mirë. Kjo është e vetmja mënyrë që ata të jenë në gjendje të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të jenë pjesë e vlefshme e shoqërisë kosovare", tha Apostolova.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Brandão Có, deklaroi se: "Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të mbështesin ngritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore për të siguruar përkthim të duhur të ligjeve dhe politikave ekzistuese në shërbime cilësore të barabarta për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë". Nevojiten investime të mëtejshme për të siguruar qasje të barabartë më të gjerë në drejtësi për fëmijët, për t'u mundësuar atyre që të kërkojnë dhe të marrin zgjidhje të drejtë, me kohë dhe efektive për shkeljet e të drejtave të përcaktuara në kornizat ligjore ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare. Qasja në Drejtësi ka të bëjë me zbatimin e të gjitha të drejtave të fëmijëve - duke përfshirë arsimin, shëndetin, mbrojtjen sociale.

Të pranishëm në aktivitetin e nisjes ishin institucionet dhe agjencitë relevante qendrore, kori diplomatik ndërkombëtar dhe organizatat e shoqërisë civile, media dhe agjenci të ndryshme që janë të përfshira në krijimin e një mjedisi më të mirë për fëmijët.

Seksionet editoriale: