Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Skemës Young Cell Raund XI

Prishtinë, 15/01/2018 - 16:19, UNIQUE ID: 180115_11
Press releases

Konkursi përfundimtar dhe hapja e aplikimit (15/JAN/2018)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 11-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga e hëna me 15 janar 2018 deri të hëna me 5 shkurt 2018. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota, 10% të këtyre bursave janë të rezervuara për shërbyesit civil të cilët veç janë të punësuar në administratën publike (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshojë, varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Ky lajmërim është i hapur për të diplomuarit në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

  • 1) Juridik – deri në 25 bursa në dispozicion
  • 2) Administratë Publike – deri në 10 bursa në dispozicion
  • 3) Ekonomik – deri në 10 bursa në dispozicion

Informatat shtesë rreth lajmërimit për aplikim (përfshirë formularin e aplikimit dhe Rregullat e Procedurës për Raundin XI) janë në dispozicion në web faqen zyrtare të Skemës Young Cell: http://ycskosovo.eu

Seksionet editoriale: