Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

BE-ja kundërshton fuqimisht dhe pa ekuivok dënimin me vdekje

international day against death penalty, human rights, death penalty, capital punishment, torture, eu, eeas
©Flickr/Aapo Haapanen

 

10 tetori shënjon Ditën Evropiane dhe Botërore kundër Dënimit me Vdekje. Me këtë rast, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, riafirmuan kundërshtimin e tyre të fuqishëm dhe pa ekuivok ndaj dënimit kapital në të gjitha rrethanat dhe në çdo rast.

Ndalimi i dënimit me vdekje është një arritje e shquar në Evropë, ku gjithë Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës e kanë ndaluar atë.

 

Këshilli i Evropës dhe BE-ja përshëndesin prirjen globale drejt ndalimit të dënimit kapital që ka rezultuar ndërkaq me ndalimin nga më shumë se dy të tretat e vendeve të dënimit me vdekje në ligj apo në praktikë. Ky vrull global duhet kapur për të afruar gjithë vendet e mbetura që ende e zbatojnë dënimin me vdekje, që të vendosin pa vonesë një moratorium mbi ekzekutimet, si një hap i parë drejt ndalimit dhe t’i zëvendësojnë dënimet me vdekje me periudha burgimi.

 

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë angazhimin e tyre në Kombet e Bashkuara për të mbështetur prirjen globale të ndalimit. Ata do të përdorin gjithë mjetet e mundshme për të luftuar torturën dhe dhe çdo abuzim tjetër të rëndë me të drejtat e njeriut lidhur me imponimin dhe zbatimin e dënimit me vdekje.

 

Mobilizimi për ndalimin universal

Koalicioni Botëror kundër Dënimit me Vdekje  synon të forcojë dimensionin ndërkombëtar të luftës kundër dënimit me vdekje.

 

Koalicioni Botërore po përpiqet t’i arrijë këto synime me mënyrat e mëposhtme:

  • duke mbështetur organizatat e tij anëtare, forcat abolicioniste vendore, kombëtare dhe rajonale;
  • duke koordinuar advokimin ndërkombëtar drejt ndalimit në shkallë botërore të dënimit me vdekje.

 

Merrni masa për Ditën Botërore 2017!

Dita e 15-të Botërore kundër Dënimit me Vdekje është një rast i shkëlqyer për të kundërshtuar publikisht përdorimin e këtij ndëshkimi çnjerëzor dhe për mbështetjen e atyre që luftojnë për ndalimin e tij në mbarë botën.

 

Shikoni çfarë mund të bëni këtu

Languages: