Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

Komisioni Evropian dhe autoritetet në Kosovë e lansojnë Programin e Reformës Ekonomike 2018-2020

Komisioni Evropian dhe autoritetet në Kosovë e mbajtën një takim të nivelit të lartë për ta lansuar Programin e katërt të Reformës Ekonomike në Kosovë (2018-2020 (PRE). Takimi u hap me fjalën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj,  Bedri Hamzës, Ministër i Financave dhe Koordinator Kombëtar për PRE si dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociata për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson.

“Programi i Reformës Ekonomike ka të bëjë me reduktimin e ekonomisë joformale. Ka të bëjë me trajtimin e papunësisë dhe reformimin e arsimit profesional dhe të trajnimit. Ky gjithashtu ka të bëjë me efiçiencën e energjisë, dhe në të njëjtën kohë me adresimin e njërës prej pengesave kryesore të identifikuara nga bizneset: furnizimi jo i rregullt me rrymë,” tha Drejtori i përgjithshëm, Christian Danielsson.

Fjalën e plotë të tij mund ta gjeni këtu.

Më tutje pasuan diskutimet me ministrat përgjegjës për sektorët e PRE-së, me koordinatorët qeveritarë për PRE dhe me organizatat e shoqërisë civile.

Ministrat kryesisht i prezantuan përpjekjet e tyre për përmirësimin e qasjes në fonde për sektorin privat, duke e përfshirë themelimin e Fondit për Garantimin e Kredive, i cili përfundimisht do ta nxiste prodhimin dhe do të krijonte vende të punës, do ta mundësonte funksionalizimin e Agjencisë për Punësim, do ta rriste rolin e shtetit lidhur me ndërtimin e termocentralit të ri dhe do t'i rriste mundësitë për dekomisionimin me kohë të Kosovës A si dhe për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Duke u përfshirë në ushtrimin e PRE-së, Kosova dhe Ballkani Perëndimor pasqyrojnë një proces të ngjashëm të realizuar nga shtetet anëtare të BE-së. Ky proces synon krijimin e stabilitet makroekonomik dhe fiskal duke zbatuar reforma strukturale që rezultojnë në rritje ekonomike, përmirësim të konkurrencës dhe në vende pune. Bashkë me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Agjendën Evropiane për Reforma, si një instrument për zbatim, Programi i Reformës Ekonomike është një mekanizëm për zhvillim të ekonomisë dhe për ta çuar Kosovën më afër BE-së.

Në vitin 2017, të gjithë partnerët e zgjerimit i paraqitën Programet e tyre të treta vjetore të Reformave Ekonomike duke e përfshirë periudhën 2017-2019. Reformat e PRE-së i synojnë tregjet e punës dhe arsimin, energjinë, inovacionin dhe mjedisin për biznes ashtu që përmirësojnë konkurrencën, punësimin dhe përfshirjen sociale. PRE-ja e katërt me radhë do të dorëzohet në janar të vitit 2018.

Informata shtesë për PRE, për Konkluzionet e fundit për Kosovën si dhe njoftimi për media të lëshuar nga Këshilli mund t’i gjeni në këtë link:

http://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2017/05/23-joint-conclusions-eu-western-balkans-turkey/

Languages:
Seksionet editoriale: