Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

KE dhe Kosova mbajtën takimin e parë të PRE 2018-2020

Prishtinë, 12/07/2017 - 11:21, UNIQUE ID: 170713_4
Press releases

Komisioni Evropian dhe autoritetet e Kosovës mbajtën takimin e parë të Programit të Reformave Ekonomike 2018-2020

Komisioni Evropian dhe autoritetet e Kosovës mbajtën takimin e parë për përgatitjen e Programit të katërt të Reformave Ekonomike të Kosovës (ERP) për vitin 2018-2020. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, Komisioni Evropian, OECD, organizata të shoqërisë civile dhe shoqata të biznesit.

Duke marrë pjesë në hartimin e ERP, Kosova dhe Ballkani Perëndimor i nënshtrohen një procesi të ngjashëm si ato që bëjnë shtetet anëtare të BE-së, të quajtur Semestri evropian. Procesi synon që të sigurojë stabilitet ekonomik e fiskal me implementimin e reformave të strukturuara që nxisin zhvillimin ekonomik, përmirësojnë konkurrencën dhe krijimin e vendeve të punës. Së bashku me marrëveshjen për Stabilizim Asociim, si dhe Agjendën e Reformave Europiane si mekanizma implementues, Programi për Reforma Ekonomike është mekanizëm për të zhvilluar ekonominë dhe përafruar Kosovën me Bashkimin Evropian.

Në prezantimin e tyre, zyrtarët e Komisionit Evropian elaboruan udhëzimet e reja për ERP 2018 dhe prezantuan mbështetjen e BE-së që do të jetë në dispozicion për ciklin e ri. Ndër të tjera, Komisioni Evropian inkurajoi që të ketë focus në implementim të reformave, gjë që do të sillte ndryshime reale dhe të nxiste rritje ekonomike në Kosovë. OECD u përqendrua në mësimet e nxjerra nga procesi ERP 2017 dhe fushat e mbetura për përmirësim si dhe mjetet monitoruese për zbatimin e reformave të propozuara. Autoritetet e Kosovës nga ana e tyre i informuan pjesëmarrësit për procesin dhe afatet kohore për përgatitjen e ERP të katërt për vitin 2018-2020.

Në vitin 2017, të gjitha vendet e zgjerimit paraqitën Programet e treta vjetore të Reformave Ekonomike të cilat mbulonin periudhen 2017-2019. Programet për Reforma Ekonomike paraqesin kornizat afatmesme makroekonomike e fiskale si the reformat strukturore që prekin fushat si tregjet e punës dhe arsimi, energjia, inovacioni dhe ambienti i biznesit për të rritur konkurrencën dhe zhvillimin afatgjatë. Ato janë vlerësuar nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane. Bazuar në këto vlerësime, përfundimet e përbashkëta me udhëzime të politikave specifike për secilin vendin janë miratuar nga të shtatë partnerët e zgjerimit dhe BE-ja në nivel ministror më 23 maj 2017. ERP i katërt do të dorëzohet në janar të vitit 2018.

Më shumë informata mbi ERP, konkluzionet e fundit mbi Kosovën si dhe komunikatat për media të lëshuara nga Këshilli mund t’i gjeni më poshtë:

http://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2017/05/23-joint-conclusions-eu-ëestern-balkans-turkey/

Seksionet editoriale: