European Union Office in Kosovo 
European Union Special Representative in Kosovo

BE-ja pret nga parlamentet kombëtare që të jenë në qendër të procesit së reformave

20/02/2017 - 13:10
News

Fjalimi i Shefes së Zyrës së BE-së/Përfaqësueses së Posaçme të BE-së Nataliya Apostolova në Samitin e komisioneve për punë të jashtme

Është kënaqësia ime të kem rastin të ju drejtohem në një ngjarje kaq të rëndësishme dhe do të doja të ju falenderoja për ftesën.

Do të doja që të theksoja në fillim të adresimit tim se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj përspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, në përputhje me përfundimet e nxjerra nga Këshilli i BE-së që u mbajt në Selanik në qershor 2003. Ne, së bashku me shtetet tona anëtare do të vazhdojmë të ndihmojmë dhe të investojmë në të ardhmen e Kosovës po aq sa edhe në vendet e regjionit. Që nga viti 2003 përkushtimi i Ballkanit Perëndimor u përsërit në shumë raste dhe ofroi shumë instrumente. Nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor ka të ardhme evropiane të qartë. Ndërsa sot pjesëmarrja e përfaqësuesve të komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare dhe vendeve të regjionit është njëra ndër rezultatet e përkushtimit të BE-së.

 Kosova tani ka arritur në një moment sfidues në rrugën e vet evropiane. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një moment historik për Kosovën. Tani ekzistojnë Marrëveshje të Stabilizim Asociimit me të gjitha vendet e regjionit. Ndonjëherë është e vështirë t’i shpjegohet elektoratit rëndësia e saj. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një investim afatgjatë. Politikisht, marrëveshja synon të mbështesë përpjekjet e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligji dhe të kontribuoj në stabilitetin politik dhe institucional të Kosovës. Ajo do të ofrojë standarde më të larta për mbrojtjen e konsumatorit duke çuar në siguri më të rritur për konsumatorët e Kosovës. Ajo do të çojë deri tek një mjedis biznesi më të parashikueshëm me më shumë siguri për investitorët vendor dhe të jashtëm dhe do të krijojë më shumë vende pune për njerëzit e Kosovës.

Mirëpo shumë varet nga ajo se si do të zbatohet Marrëveshja. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje gjithëpërfshirëse do të lehtësojë përafrimin gradual të legjislacionit të Kosovës me të gjithë ligjet dhe standardet e BE-së, duke krijuar kështu një shtysë të re për ekonominë e Kosovës në tërheqjen e investimeve.  Zbatimi ndërtohet mbi atë që ne e quajmë “gjurmim të rasteve”, i rëndësishëm për fazat e mëtejshme të rrugës së BE-së.

Këtu, unë dua të përgëzoj Qeverinë e Kosovës dhe Kuvendin për pranimin e Agjendës për Reforma Evropiane, i lansuar nga BE-ja si një mjet për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ky dokument i cili është zhvilluar bashkërisht nga Qeveria e Kosovës dhe BE-ja, tregon përkushtimin serioz të institucioneve të Kosovës për të ndërmarrë veprime konkrete në tre ‘fusha kyqe’: qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, klimës së investimeve dhe punësimit dhe arsimimit. Agjenda për Reforma Evropiane duhet të stimulojë veprime konkrete dhe unë ftoj institucionet e Kosovës për vazhdimin e zbatimit të këtyre veprimeve me padurim dhe energji të rritur.

Unë gjithashtu dua të theksoj se Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, 93 nga 95 kushtet e udhërrëfyesit për liberalizimin udhërrëfyesit janë plotësuar nga Kosova. Si rezultat, institucionet dhe ligjet e Kosovës janë në formë më të mirë sot se më parë për të përmbushur detyrimet e tyre. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e dy kërkesave të mbetura. Politikanët e Kosovës tani po mbajnë çelësin për të bërë progres në liberalizimin e vizave: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin është diçka që duhet të plotësohet dhe të vazhdohen hapat e mirë tashmë të ndërmarrë në forcimin e gjurmimit të rasteve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Unë do të inkurajoja politikanët e Kosovës të të dyja qeverive dhe opozitës që në të mirë e gjithë qytetarëve të Kovoës të gjejnë konsesusin e nevojsshmë për përmbushjen e dy kërkesave të mbetura pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që t’i mundësohet Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për të vendosur mbi dhënien e liberalizimit të vizave.

Në Kosovë, polarizmi midis koalicionit qeverisës dhe partive opozitare gjatë vitit të kaluar ka rezultuar në stagnim politik. Pavarësisht nga fakti se partitë opozitare kanë rifilluar punën e tyre në Kuvend, polarizimi mes tyre dhe koalicionit qeverisës vazhdon që në mënyrë të konsiderueshme të ngadalësojë procedurat legjislative.

Megjithatë, pavarësisht nga bllokimi politik dhe polarizimi, unë dua të vlerësojë lartë udhëheqësinë e Kosovës për guximin që të mbetet e angazhuar jo vetëm me reformat por edhe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dhe ne e kuptojmë se nuk është e lehtë për të mbetur i fokusuar në arritjen e reformave të vështira në një mjedis të tillë të vështirë dhe të ndjeshëm siç ka qenë në vitet e fundit në Kosovë.

´BE-ja ka përcjellur për së afërmi zhvillimet në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë javëve të fundit. Incidentet e fundit me murin në Mitrovicë dhe trenin në Serbi kanë paraqitur rrezik potencial ndaj sigurisë dhe jemi të kënaqur që ato janë tejkaluar. Siç theksoi Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendës Presidentja Federica Mogherini pas takimit të nivelit të lartë në mes të dy palëve- Presidentëve dhe Kryeministrave- më 4 shkurt: “Dialogu është proces i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën por poashtu edhe për regjionin dhe Bashkimin Evropian. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve është çelës për të dyja palët për ruajtjen e paqes dhe avancimit drejt BE-së. Është thelbësore për Evropën dhe stabilitetin regjional.

Më lejoni tani të theksoj rolin e parlamenteve kombëtare - për të diskutuar çështjet reale të cilat përballen vendet tuaja, ekonomia, arsimi, reformat strukturore, sundimi i ligjit, sepse i gjithë fokusi politik është në këto çështje tejet emocionale dhe të ndjeshme.

Ne do të donim të shihnim parlamentet kombëtare të vendeve në zgjerim në qendër të procesit të reformave për të siguruar llogaridhënie dhe gjithëpërfshirje demokratike, një parakusht jo më pak i rëndësishëm për procesin e suksesshëm të reformave. Parlamentet duhet të shërbejnë si shtëpi për diskutime dhe si vende ku arrihen kompromiset.

Ajo që kam vërejtur unë që nga ardhja ime shtatorin e kaluar është nevoja për krijimin e një kulture të kompromisit politik poashtu mbi çështjet e ndjeshme dhe forcimi i rolit të Kuvendit në fusha të ndryshme: funksionet mbikqyrëse të Kuvendit, mbikqyrja dhe mbështetja e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, forcimi i mbështjetjes administrative dhe profesionale të komisioneve dhe deputetëve lidhur me detyrat e procesit të integrimit evropian, puna e afërt me aktorët local të shoqërisë civile për të vendosurat reformat në të gjithë shoqërinë.

Në veçanti, dua të theksoj nevojën që Kuvendi të zhvillojë një strategji për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare, marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe, marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare dhe kornizës së bashkëpunimit ndër-parlamentar. Kjo ngjarje sot është qartë një hap i duhur në drejtim të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ju uroj një mbledhje të suksesshme dhe të gjithë suksesin në punën e rëndësishme që ju kryeni në Komisionet e Punëve të Jashtme.

Editorial Sections: