Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë

BE-ja mbështet ballafaqimin me të kaluarën si proces i cili përfshin të gjitha grupet dhe komunitetet

13/02/2017 - 14:27
Lajmet

Fjalimi i Shefes së Zyrës së BE-së/Përfaqësueses së posaçme të Bashkimit Evropian Nataliya Apostolova në takimin konsultativ mbi themelimin e Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin

I nderuari Z.President,

I nderuari Kryeministër,

I nderuari Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Bashkimi Evropian është mbështetës i rëndësishëm i drejtësisë tranzicionale në të gjithë botën. Në vitin 2015 BE-ja miratoi kornizën e BE-së mbi politikat e drejtësisë tranzicionale. Kjo kornizë përcakton se si BE-ja mund të angazhohet në situatat ku kemi të bëjmë me abuzimet e kaluara, duke përfshirë shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe shkeljet serioze të së drejtës humanitare ndërkombëtare, përmes mbështetjes së një kombinimi të masave specifike të cilat promovojnë të vërtetën, drejtësinë, dëmshpërblimin dhe sigurinë e mospërsëritjes.

Është me të vërtetë e rëndësishme që iniciativa si kjo e sotmja të jenë të pranuara  në nivel lokal dhe kombëtar, gjithëpërfshirëse, me ndjeshmëri gjinore dhe të respektojnë detyrimet e shteteve sipas të drejtës ndërkombëtare. Prandaj, pjesëmarrja e shoqërisë civile, viktimave, personave që i përkasin grupeve të pakicave, grave dhe të rinjve në procese të tilla luan një rol të rëndësishëm.

E drejta për të vërtetën është e përfshirë në instrumentet ligjore dhe politike ndërkombëtare, më së shumti në  Protokollin Shtesë (I) të Konventave të Gjenevës (1949), dhe Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukjet me Forcë (neni 24).

BE-ja do të nxisë iniciativa mbi kërkimin e së vërtetën duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. BE-ja mbështet bashkëpunimin e ngushtë në mes të komisioneve të së vërtetës dhe shoqërisë civile, para dhe gjatë punës së një komisioni, si dhe në fazën e zbatimit.

Promovimi dhe forcimi i proceseve të pajtimit, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal dhe kërkimi i drejtësisë për krimet e kryera, si dhe përkushtimi për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, janë parimet kryesore për të cilat BE-ja dhe Kosova janë te dedikuara në kuadër të MSA-së.

Duke pasur parasysh procesin e vazhdueshëm të hartimit të një strategjie kombëtare mbi drejtësinë tranzicionale, të vetëdijshëm për rezultatet e kufizuara të cilat  Grupit Punues Ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën (GPNM BmK) ka nxjerrë  më tani në këtë drejtim, ne shpresojmë se çdo iniciativë e marrë në drejtim së vërtetës dhe pajtimit të mirret duke u bazuar në mësimet e nxjerra nga ky proces dhe komplementariteti të sigurohet.

Në mënyrë domethënëse, BE-ja është në partneritet me UN Women dhe UNDP në Kosovë për të promovuar drejtësinë tranzicionale me karakter të ndjeshëm gjinor në Kosovë, duke rritur shkallën e dhënies së prioritetit për viktimat dhe për të marrë në konsideratë nevojat e ndryshme të popullatës së prekur nga konflikti. Në Kosovë aktivitetet janë përqendruar rreth Këshillit Kombëtar për mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe grupit punues ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën.

BE-ja do të vazhdojë të mbështesë procesin e ballafaqimit me të kaluarën me një qëllim, strukturë dhe udhëheqje të qartë dhe një procës i cili përfshin të gjitha grupet dhe komunitetet. Qëllimi duhet të jetë për të ndihmuar autoritetet në adresimin e çështjeve të drejtësisë tranzicionale me më shumë angazhim dhe një mënyrë më sistematike, duke siguruar që zërat e të gjithë viktimave të dëgjohen.

Seksionet editoriale: