European Union Office in Kosovo 
European Union Special Representative in Kosovo

Kosova dhe BE mbajnë takimin e parë të nënkomisionit të MSA-së mbi tregun e brendshëm, konkurrencën dhe mbrojten e shëndetit

Bruxelles, 01/02/2017 - 12:56, UNIQUE ID: 170202_11
Press releases

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajnë takimin e parë të nënkomisionit të Marrëveshjes për Stabilizim Associmin mbi tregun e brendshëm, konkurrencën dhe mbrojten e shëndetit

Të martën, më 31 janar 2017, përfaqësues nga Kosova dhe Komisitoni Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe shëndetit, lëvizjes së kapitalit, shërbimeve financiare dhe ligjit të kompanive, prokurimit publik dhe lëvizjes së lirë të shërbimeve, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe politikës së konkurrencës. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cili hyri në fuqi në prill të vitit 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova ranë dakord mbi rëndësinë e zbatimit të prioriteteve përkatëse të Agjendës për Reforma Evropiane dhe Programit për Reforma Ekonomike si dhe rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian mbi Kosovën për vitin 2016.

Sa i përket mbrojtjes së konsumatorit, palët ranë dakord mbi nevojën për të përforcuar nivelin e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve. Në këtë kontekst, Komisioni mirëpriti përshtatjen e planifikuar të kornizës legjislative dhe inkurajoi përfshirjen e duhur të shoqatave të konsumatorëve dhe aktorëve të tjerë relevantë.

Në lidhje me shëndetin, të dyja palët u pajtuan se është e rëndësishme që Kosova të krijojë një sistem të qëndrueshëm të shëndetit, me kosto efektive dhe më fokus tek pacienti, duke e afruar me standardet e njohura ndërkombëtarisht të kualitetit dhe sigurisë. Sa i përket Fondit për Sigurime Shëndetësore, Komisioni inkurajoi Kosovën të sigurojë që të gjitha kriteret e nevojshme (duke përfshirë përcaktimin e qartë të pakos së përfitimeve bazë, përmes konsultimit publik, etj.) të jenë adresuar para fillimit të mbledhjes së kësteve të sigurimit. Kosova poashtu u inkurajua të përafrojë më tej legjislacionin e vet me acquis të BE-së.

Mbi lëvizjen e kapitalit, shërbimeve financiare dhe ligjeve të kompanisë, autoritetet e Kosovës e njoftuan Komisionin mbi zhvillimet e vitit të kaluar dhe të dyja palët u pajtuan mbi nevojën për luftimin e krimit ekonomik dhe financiar. Komisioni përsëriti thirrjen e tij rreth rritjes së fokusit në sektorin e sigurimeve për të promovuar praktika të drejta të konkurrencës dhe një ambient të përshtatshëm në këtë fushë, si dhe standarde të përmirësuara në kontabilitet, auditim dhe raportim financiar.

Mbi prokurimin publik, Komisioni mirëpriti zhvillimet pozitive në përafrimin e mëtejshëm me acquis të BE-së dhe platformën e prokurimit elektronik të paraqitur nga autoritetet e Kosovës. Komisioni theksoi nevojën për të miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Kosovës mbi Prokurimin Publik. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të transparencës në të gjitha fazat e prokurimit publik, monitorimit sistematik të zbatimit të tenderëve, forcimit të sistemit të kompensimit dhe ofrimit të sigurisë që prokurimi publik funksionon si duhet. Komisioni poashtu inkurajoi Kosovën që të përmirësojë efikasitetin e prokurimit të centralizuar dhe të adresojë kufizimet e kapaciteteteve të Agjencisë Qëndrore të Prokurimit.

 

Në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale  (DPI), Komisioni mirëpriti emërimin e Drejtorit të Agjencisë për Pronësi Industriale dhe përpjekjet e Agjencisë rreth adresimit të rasteve të mbetura të aplikacioneve të DPI. Kosova poashtu theksoi angazhimin e vet për të arritur një nivel të mbrojtjes dhe forcimit të  DPI ngjashëm me ato ekzistuese të BE-së.

Në fund, në lidhje me konkurrencën, Komisioni mirëpriti masat e marra në futjen në funksion të Autoritet Kosovar të Konkurrencës (AKK), duke përmendur nevojën për përforcimin e kapaciteteve të Agjencisë për përmubshjen e mandatit, kryerjen e hetimeve dhe elemenimin e praktikave jo konkurruese. Për sa i përket ndihmës shtetërore, të dyja palët ranë dakord mbi rëndësinë e sigurimit të pavarësisë operacionale të Komisionit të Ndihmës Shtetërore dhe përmirësimit të efektivitetit të kontrollit të vet mbi ndihmat shtetërorë në cdo nivel.

 

Informata shtesë

 

  • Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është korniza në kuadër të së cilës administrata e     BE-së dhe  Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me  agjendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të  Komisionit Evropian.
  • Takimet e Komitetit të MSA dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për tu ndërmarrë nga autoritetet kosovare. Përfundimet e takimet mund t’i gjeni së shpejti në faqen zyrtare në internet të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo_en.  Janë shtatë fusha të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.  Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
  • Çdo takim i nënkomitetit monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të  Komisionit Evropian.
რედაქტორის ნაწილი:

ავტორი